Ekonomia e Kinës: armë e fuqishme apo pikë e dobët

May 12, 2012

Ekonomia e Kinës: armë e fuqishme apo pikë e dobët

 

 Bota u habit kur Kina u shfaq në vitin 2004, si importuesja dhe konsumatorja më e madhe e naftës. Sot, kjo habi është zëvendësuar nga shqetësimi në rritje se Kina e të nesërmes mund të gjendet në pozitë sfiduese ndaj SHBA, jo vetëm për udhëheqjen ekonomike, por edhe për atë politike. A janë këto shqetësime të përligjura?

Një numë i ndryshëm vizionesh për të ardhmen e Kinës si fuqi drejtuese e botës, janë duke u përballur për të fituar vëmendjen dhe influencën publike. Mes tyre ka edhe ide populiste të cilat sfidojnë retorikën zyrtare të Pekinit mbi “ndërtimin e një bote në harmoni”. Ka një debat në rritje brenda Republikës Popullore të Kinës, në lidhje me qëllimet strategjike të vendit. Shumë intelektualë dhe politik-bërës ngrenë pyetjen se si Kina mund të konvertojë fuqinë e saj të re ekonomike në një influencë rezistuese politike dhe kulturore rreth botës. Pyetja kryesore të cilës ata po përpiqen t’i japin përgjigje është: Si mund të krijojë Kina rendin (post-perëndimor) botëror?

Pikëpamja zyrtare e Pekinit – fillimisht e konturuar nga presidenti i Kinës, Hu Jintao, në Kombet e Bashkuara në shtator 2005 – është se Kina udhëhiqet nga ideja e “ndërtimit të një bote në harmoni”. Por dy vizione të tjera qëllimeve të Kinës në arenën botërore, janë duke shtuar ndikimin e tyre krahasuar me këtë të fundit: njëri është është pikëshikimi jozyrtar i një shoqërie botërore utopike të stilit kinez dhe tjetri është vizioni thuajse zyrtar i përshkrimit se si Kina mund të konkurojë për t’u bërë “fuqia numër një botërore”.

Por Azia nuk është vetëm Kina. Ajo është edhe Japonia, ku destabiliteti politik aty natyrisht që ka edhe ndikimet e veta në marrëdhëniet e aleancën me SHBA, në ato rajonale si dhe në ekuilibrat aziatikë. Nëse ky destabilitet do të shtrihet në kohë, atëherë ekonomi, siguria, politia e kështu me radhë do të shihen nën një dritë tjetër.

Rivalite bërthamor në rritje në Azi, sheh Kinën dhe indinë përsëri në qendër të optikës. Si Kina edhe India kanë hyrë në një fazë të re të zhvillimit të arsenalit bërthamor, duke përfshirë në të edhe planet për një flotë nëndetësesh bërthamore. Natyrisht që dialogu strategjik, parë zhvillimet, është i nevojshëm për të zvogëluar rrezikun e tensionit politik të shkaktuar nga pasiguria e ndërsjellë.

SHBA qëndron në qendër të perceptimit kërcënues bërthamor të Kinës. Kina ndjehet e kërcënuar nga planet amerikane të mbrojtjes nga raketat balistike. Testete anti-satelitore të saja të kohëve të fundit, ishin një përpjekje e pjesshme për të sinjalizuar zgjidhjen e kësaj sfide të perceptuar.

Kina është duke ndërtuar një forcë me nëndetëse bërthamore, me një flotë që ka në projekt pesë anije të klasit Jin. Një bazë detare SSBN është duke u ndërtuar në ishullin Hainan në Detin e Kinës Jugore. Pekini, në prill, e ka etiketuar detin e Kinës Jugore si një “interes bazë”, duke kërkuar sigurimin e një zone për forcat e saja bërthamore që veprojnë në det.

Azia është edhe konflikti i Koreve dhe mbështetja amerikane që jepet për Korenë e Jugut. Sekretari i mbrojtjes Robert Gejts bëri një vizitë në Korenë e Jugut para disa ditësh – gjë kjo që në mes të një rreshtave, shihet si një mbështetjeje, kundër Koresë së Veriut e cila fundosi një luftanije koreano-veriore në mars të këtij viti. Situata e rëndë ndodhi në kufirin detar të diskutueshëm mes dy Koreve dhe u nga fundosja e anijes vdiqën 46 marinarë koreano-jugorë. Megjithatë, Pyongyang nuk pranoi versionin ndërkombëtar të ngjarjes dhe kërkoi hetime personale. Në këtë vizitë u bashkua më vonë, për diskutime të nivelit të lartë të sigurisë, edhe Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton. Aeroplan-mbajtësja amerikane George Ëashington, u  ankorua të mërkurën në portin Pusin, Kore e Jugut dhe tre destrojerë të tjerë amerikanë u ankoruan aty po atë ditë. Pra zhvillimi ekonomik i Indisë e i Kinës shoqërhet edhe me sfida të maëdha të sigurisë.

“Kur flitet për Azinë, rrallëherë mund të ketë shumë pak për të thënë. Një rajon që paraqet një shtet të prapambetur bërthamor, ekonomitë e dyta dhe të treta më të madha në botë, popullsinë më të madhe në shkallë botërore – lista vijon. Dhe kjo duket qartë tani që edhe çështjet transatlantike janë të lidhura ndërlikueshmërisht me atë çfarë ndodh në Azi. Për ata që e ndiejnë të nevojshme të binden, thjesht të pyesin njerëz duke filluar nga përkrahësit e ndryshimit të klimës e deri te bankierët e Uoll Stritit. Ironikisht, ashtu si vëmendja botërore përqendrohet gjithnjë e më shumë në Azi (dhe në veçanti në Kinë), vëmendja aziatike po brendadrejtohet gjithnjë e më shumë në çështjet e brendshme. Për shembull, në Japoni, vështirësitë e brendshme ndërmjet palëve të qeverisë së re po mbizotërojnë aktualisht në titujt e lajmeve. Po njëlloj në Kinë, për çështje të jashtme, të tilla si shitja e armëve të SHBA-ve në Tajvan, do të ishte gabim të mendohej se janë shqetësuese për qytetarin e zakonshëm. Nëpërmjet një anketimi në internet, pak para Kongesit Kombëtar Popullor të marsit (Parlamenti i Kinës), qytetarët kinezë u pyetën se çfarë çështjesh duhej të diskutoheshin. Në krye të listës nuk ishin çështje si Tajvani apo Dalai Lama, por korrupsioni, pabarazia e të ardhurave dhe çmimet në rritje të shtëpive. Kjo për shkak se në Kinë, të gjitha politikat janë vërtet lokale, po të parafrazojmë një citim amerikan. Në këtë çështje, ne vështrojmë se si qëndrimi i jashtëm i vendit shpesh është diktuar nga nevojat e brendshme. Dhe ne dëgjojmë nga ekspertët e Kinës që gjithë stabiliteti i vendit mbështetet në të qenit në gjendje për të plotësuar këto nevoja. Është tejet e rëndësishme ta përdorim këtë njohje në shqyrtimin e qëndrimit të Kinës në tërësi, që nga ndryshimi i klimës deri në programin e raketave të Koresë së Veriut, nëse duam t’i kuptojmë këto qëndrime. Gjithçka e lidhur me jashtë renditet e dyta në radhë – mbajtja e vendit të bashkuar, të zhvilluar e të qëndrueshëm është e para. Udhëheqësit e Kinës e dinë se audienca e tyre kryesore është në vendin e tyre. Dhe në lidhje me këtë, ata mund të jenë duke e studiuar mirë urtësinë e Konfucit – ndoshta veçanërisht thënien e tij “Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat” – thotë Pol King, analist i çështjeve të sigurisë për NATO.

Më poshtë, në një analizë të David Snowdon, [Snowdon është Strateg i Ekonomisë Globale në Mbikëqyrjen e Biznesit Ndërkombëtar në Londër], shqyrtohet lidhja e ndërlikuar e veprimtarisë ekonomike në rritje të Kinës me të ardhmen e sigurisë së saj. Në numrat në vijim të gazetës “Ushtria” do të shohim disa prek çështjeve aziatike të cilat mund të sjellin një informacion të përgjithshëm për sfidat e sigurisë që vijnë nga kontinent, për ekuilibrin rajonal e botëror.

 

Ekonomia e Kinës: armë e fuqishme apo pikë e dobët

 

Gjatë 20 viteve të fundit, rritja e njëmendtë e PPB-së të Kinës ka qenë mesatarisht 9,9%. Kjo e ka ngritur ekonominë e saj nga të qenit vetëm pak e rëndësishme në njërën nga nxitëset më të mëdha të rritjes globale. Midis viteve 2000 dhe 2009, ekonomia kineze u rrit prej vetëm 3,7% të PPB-së globale (vlerësuar në dollarë amerikanë) deri në 8,1%.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, rritja ekonomike e Kinës duhet të drejtpeshohet në një mesatare 7,5%, por kjo do të jetë e mjaftueshme për të rritur pjesëpronësinë kineze të prodhimit global në 14,9%. Siç tregon grafiku 1, kjo do të çojë në një nivel të pazakontë afrimi me SHBA-të, ndihmesa e të cilëve në vetvete duhet të jetë vetëm 19,4% e PPB-së në shkallë botërore rreth vitit 2019.

Megjithatë, madje edhe me rritje të fuqishme gjatë 10 viteve të ardhshme, PPB-ja kineze për frymë do të vijojë të jetë vetëm 11.644 dollarë amerikanë ose 20% e nivelit të SHBA-ve më 2019.

Më 2009, Kina ishte investuesja më e madhe me shtrirje mbarëbotërore në shoqëritë energjitike dhe motorike, dhe e dyta ndër më të mëdhatë për materiale: burimet përfshinin dy të tretat e të gjitha marrëveshjeve kineze me tregjet jashtë shtetit. Firmat perëndimore mbeten mjaft tërheqëse për Kinën, jo vetëm për rezervat natyrore që mund të sjellin, por edhe për ekspertizën që mund të fitohet.

Por përpjekjet e Kinës për të blerë firma të mëdha australiane dhe amerikane kanë pasur vetëm sukses të kufizuar për shkak të vlerësimeve të sigurisë politike dhe kombëtare. Dështimi i përpjekjeve me 19 miliardë dollarë amerikanë nga Chinalco (Korporata Kineze e Aluminit) për të marrë nën kontroll Rio Tinto-n e Australisë i ka prirë një lëvizjeje në drejtim më pak “të kërcënuar” për blerjet më të vogla, të tilla si blerja nga Miniera e Qymyrgurit të Janzhout me 3 miliardë dollarë amerikanë e Burimeve Qymyrgurore Felix të Australisë. Me investime të përmasave të mëdha në shumë kompani perëndimore të rezervave natyrore jashtë kartëpagesave, Kina ka synuar gjithnjë e më shumë investime në tregje të reja, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Nën-Sahariane.

Azia Qendrore ka qenë prej kohësh një zonë me interes për Kinën mbi një parim bazë gjeopolitik sesa ekonomik. Kina është e frikësuar nga një depërtim islamik prej Azisë Qendrore përsa i përket myslimanëve të Uigurit në skajin më perëndimor të krahinës Xinjiang të saj, që përjetoi trazira masive më 2009. Pekini druan se bashkësitë e diasporës së Uigurit në Kirgistan dhe në Kazakistan mund të sigurojnë mbështetje logjistike për njëgjakësit e tyre me vendbazim në Kinë. Pekini nuk dëshiron të shohë një zgjerim të pranisë ushtarake amerikane në Azinë Qendrore sepse ka frikë se kjo mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të rrethuar Kinën, për të siguruar mbështetje të fshehtë ndaj veprimtarëve të Uigurit dhe për të zvogëluar ndikimin kinez në rajon.

Kina ka dhënë huara për Kazakistanin dhe Turkmenistanin, ndërkohë që ka bërë edhe investime të mëdha në industritë e naftës, të gazit dhe madje të uraniumit në rajon. Kjo jo vetëm që do të plotësojë nevojën e Kinës për rezerva natyrore, por do të lidhë më ngushtë shtetet rajonale me Pekinin. Për shembull, një huadhënie prej 4 miliardë dollarësh amerikanë ndaj Turkmenistanit për të zhvilluar fushën gazmbajtëse gjigante të Iolotanit Jugor përkoi me Gazsjellësin Kinë-Azi Qendrore, një linjë prej 2.000 km që u përurua në dhjetor 2009. Tubacioni i parë do të transportojë 13 miliard metra kub (mmk) gaz nga Turkmenistani në Kinë më 2010, ndërsa një tubacion i dytë do të mbartë një nxënësi të përgjithshme deri në 40 mmk nga 2012-2014 dhe do të përfshijë eksporte nga Uzbekistani dhe Kazakistani.

Strategji të përafërta janë përdorur në Afrikën Nën-Sahariane. Kryeministri Ven Xhiabao ka sugjeruar se për të hapur rrugën për investime mund të jepen 10 miliardë dollarë amerikanë si huadhënie gjatë tre viteve të ardhshme – e ngjashme kjo me huadhënien e 10 miliardë dollarëve amerikanë për Kazakistanin gjatë krizës së sektorit të vet bankar. Në të vërtetë, disa nga marrëveshjet e propozuara janë edhe më të mëdha se ato në Azinë Qendrore. Projekti i naftës Nigeri-Kinë është vlerësuar rreth 5 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa investimet prej 7-9 miliardë dollarë amerikanë janë propozuar për Guinenë.

Ka një numër parapëlqimesh nga të dy palët në këto marrëveshje. Për shtetet afrikane, Kina ofron një burim të dyanshëm ndihme dhe investimi, i cili nuk është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me reformën e qeverisjes apo me kritere të tjera politike. Për Kinën, para së gjithash, investimi është me gjasë të madhe një vendim biznesi, Megjithatë, një çështje e rëndësishme dytësore për Kinën është përforcimi i pikëpamjes së vet të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e Kinës lidhur me statusin politik të Tibetit dhe Tajvanit, si dhe të separatistëve të Uigurit, kjo mbetet një hulli veprimi e arsyeshme.

Ndonëse për momentin i parapëlqyeshëm për të dyja palët, është e diskutueshme nëse do t’i përgjigjet interesave afatgjata të shteteve afrikane. Tashmë ka raporte të braktisjes së projekteve të investimit nga investitorët kinezë në disa shtete të Afrikës Nën-Sahariane dhe të ngadalësimit të zbatimit të investimeve në infrastrukturë.

Sidoqoftë, investimet e Kinës në tregjet në zhvillim nuk përjashtojnë investimet në tregjet e zhvilluara. Ka dy mënyra kryesore sipas të cilave Kina mund të hyjë në tregjet perëndimore.

E para është përmes “diplomacisë së dollarit”, e cila nuk është aspak e kufizuar në tregjet në zhvillim. Spekulimi në fund të janarit 2010, që Kina do të financonte masa shpëtuese të shumta për Greqinë, hap perspektivën e rritjes së ndikimit kinez në shtetet e zhvilluara por financiarisht të brishta, e cila mund të jetë e lidhur realisht jo vetëm me huadhëniet kineze, por me marrëveshje për të shitur infrastrukturë, teknologji ose mjete financiare.

Rruga e dytë është thjesht nëpërmjet blerjes së pasurive perëndimore që nuk janë drejtpërdrejt mjaft të ndjeshme politikisht, duke përfshirë teknologjinë informative, logjistikën dhe zinxhirët e furnizimit.

 

Tensione në rritje përpara?

Investimet kineze jashtë vendit – sidomos në prodhimin e mallrave strategjike, por edhe në industritë e konsumatorit – do të vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e qeverive të huaja. Përkundër sfondit të qëndresës së vijueshme të Kinës në revlerësimin e juanit dhe të bilancit të madh të favorshëm tregtar kinez, ekziston ende një rrezik i madh i masave proteksioniste që mund të vihen në zbatim në politikat tregtare të Perëndimit, përveç politikave kufizuese të investimeve. Po të bëhet kjo, sigurisht që do të dëmtohej Kina, e cila është e varur nga tregjet e eksportit të saj për të përthithur prodhimin e vendit, i cili nuk ka ende një treg përbrenda.

Nuk janë vetëm politikanët perëndimore, të cilët ka të ngjarë të drejtojnë vëmendjen tek prania në rritje e Kinës në shkallë ndërkombëtare, por edhe planëzuesit ushtarakë kinezë. Ndonëse Kina nuk zotëron ende aftësi projektimi forcash të mëdha, ajo i ka rritur dukshëm synimet e saj në këtë drejtim. Në vitet e fundit, planëzuesit e mbrojtjes së SHBA-ve kanë shfaqur shqetësimin e tyre se ndihma ekonomike kineze ndaj Mianmarit, Bangladeshit, Sri Lankës dhe Pakistanit është pjesë e një strategjie më të gjerë të një “kordoni objektesh” për vendosjen e pajisjeve detare që të mbizotërojnë pjesën veriore të Oqeanit Indian dhe rrugët tregtare kryesore të tij lindje-perëndim.

Në terma financiarë, ka gjasa të pakta për të penguar Kinën në realizimin e këtyre synimeve, duke pasur parasysh shpenzimet e kufizuara të mbrojtjes së vendit për momentin. Më 2009, buxheti ushtarak u shpall zyrtarisht në 70.3 miliardë dollarë amerikanë ose 1,7% e PPB-së dhe madje edhe sikur ky numër të jetë i zvogëluar për shkak të shpenzimeve të fshehta dhe të ndryshueshmërisë së fuqisë blerëse, ngritja ekonomike në vetvete do të mundësojë një rritje masive në shpenzimet. Rreth vitit 2019, me 1,7% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes, një shtesë prej 208 miliardë dollarësh amerikanë në vit do të sigurohet për ushtrinë.

Kjo do të ishte më se e mjaftueshme për të kthyer fuqinë programore dhe diplomacinë e dollarit të Kinës në gjendjen e një fuqie materiale më të besueshme.

 

Përgatiti: Albert Hitoaliaj

(artikull i vitit 2009)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: