Ndërhyrja e Europës në Libi

April 4, 2011

 

Ndërhyrja e Europës në Libi


Përgatiti: Albert Hitoaliaj

Burimi: analizat e “STRATFOR’s global team of intelligence”

 

Ndërsa vëmendja e botës ishte dhe është akoma e përqendruar në luftimet që po zhvillohen në Libi,  George Friedman – themeluesi i një kompanie globale për inteligjencën – do t‘u thoshte të punësuarve të tij që të shihnin më me kujdes zhvillimet në ishullin e vogël të Bahreinit. “Protestat e Libisë janë më të dhunshme, por trazirat e Bahreinit, do të kenë implikime shumë më të forta strategjike”- tha ai.

Është e lehtë që të shikoni në lajmet e fundit se çfarë e sjell shqetësimin dhe zhurmën më të madhe. Është shumë më shumë e rëndësishme që t’u kushtohet vëmendje ngjarjes, që në varësi të rezultatit të saj, mund të çrregullojë ekonominë e botës. Nëse trazirat në Bahrein dalin jashtë kontrollit, minoriteti shiit i Arabisë Saudite do të mund të ndjekë me protesta shembullin e tyre dhe bilanci iraniano-saudit në Gjirin Persik mund të rëndojë nga ana e Iranit. Paramendoni një mundësi, ku Irani të kontrollojë plotësisht zonën nëpërmjet të cilës duhet të kalojë çdo ditë 40% e naftës ( transporti detar) të botës. A mund të tërheqë tani, Bahreini vëmendjen kryesore në këtë mënyrë?

Ka pak gjëra që mund të jenë për botën, më të kënaqshme se sa të shikojë përhapjen e një revolte kundër një diktatori shtypës. Ngjarjet në Libi jehojnë në botën perëndimore, si një tjetër notë për vlerësimin e idealeve liberale demokratike.

Por mediat kryesore perëndimore nuk kanë arritur që të shohin se: opozita në Libi është një grup fraksionesh reciprokisht armiqësore, që përcaktohet si i dobët, që nuk kanë formuar një forcë të rëndësishme ushtarake deri tani dhe që ka edhe më pak gjasa për të formuar një qeveri funksionale.

SHBA, Franca dhe Britania kanë ndërhyrë dhe shitësit më të mëdhenj të huaj të energjisë – plus ideologjinë perëndimore – janë në rrezik. A do të mbyllen trazirat gjithëpërfshirëse në tërë Afrikën e Veriut, me ndryshimin e regjimit, në fund? Apo një vakum i pushtetit do ta transformojë Libinë në Somalinë e Mesdheut? Për t’u përpjekur se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe si ndikon kjo krizë në shtetet rreth e rrotull globit, do të shohim një analizë të shkurtër të ngjarjeve aktuale, ku në syrin e ciklonit ndodhet Libia. Në këtë analizë do të përpiqemi të shohim arsyet e gjasave e jo zhvillimet minutë pas minute.

Interesa të veçanta, i dhanë shkëndijën përfshirjes europiane në ngjarjet e Libisë. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca bënë thirrje për ndërhyrje të ashpër në Libi për muajin e kaluar, e së fundi drejtuan veprimet për të bindur: pjesën tjetër të Europës – me disa përjashtime të dukshme – për t’u bashkuar në veprimet ushtarake, Lidhjen Arabe për të ofruar mbështetjen e saj fillestare dhe fuqitë globale, Kinën e Rusine që të abstenonin nga votimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Presidenti amerikan, Barack Obama tha më 21 mars se, udhëheqja e koalicionit amerikano-europian kundër Libisë do të kalojë te aleatët evropianë në një çështje ditësh. Ndërsa Shtetet e Bashkuara do të mbajnë rolin udhëheqës gjatë operacionit “Odyssey Dawn” – me qëllim që t’i heqin Tripolit mundësinë e komandës e kontrollit të mbrojtjes ajrore dhe aeroporteve – Obama shpjegoi se “Odyssey Dawn” do të krijojë kushtet për aleatët europianë dhe partnerët arabë për kryerjen e masave të autorizuara nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa Obama theksoi se ndërhyrja në Libi është më shumë një luftë e Europës, aeroplanmbajtësja franceze me energji bërthamore Charles de Gaulle (R91) dhe aeroplanmbajtësja italiane Giuseppe Garibaldi (551) mbërritën në ujërat pranë Libisë, duke u dhënë europianëve një aset të çmuar, prej të cilit të përmirësohej mësymja. Para se të merren në analizë interesat e ndryshme të vendeve europiane në Libi, duhen analizuar së pari aksionet e këtij koalicioni sipas qëllimeve të tij, të deklaruara, ushtarake dhe politike.

 

Reagimi ushtarak ndaj “Pranverës arabe”

Ndërhyrja në Libi, deri më tani ka qenë e kufizuar në zbatimin e një zone ndalim-fluturimi dhe sulmeve të kufizuar kundër trupave tokësore, besnike në mënyrë të hapur, të drejtuesit libian Moamar Gadafi. Megjithatë, i thënë shpesh jo me shumë forcë, por i zbatuar si i tillë, qëllimi politik duket se është fundi i regjimit të Gadafit (disa udhëheqës francezë dhe britanikë sigurisht që nuk e kanë fshehur theksimin e kësaj pike). Evropianët nuk janë të bashkuar në perceptimet e tyre për qëllimet e operacionit – ose se si të zhvillojnë operacionin.

Nënvizimi i gatishmërisë së europianëve për të kryer veprime ushtarake në Libi, bëhet prej dy perceptimeve. I pari është se europianët nuk i mbështetën në mënyrë të mjaftueshme protestat fillestare pro-demokratike në të gjithë botën arabe, një detyrim i shoqëruar shpesh me akuzat se shumë qeveri europiane nuk arritën të përgjigjeshin, sepse ata i përkrahnin në mënyrë aktive regjimet e sfiduar. Perceptimi i dytë është se bota arabe është duke u përballur vërtet me ngulitjen e ndjenjës pro-demokratike.

Detyrimi i parë vlen veçanërisht për Francën – vendi më i angazhuar për ndërhyrjen në Liban – ku ish-ministri i jashtëm francez Mishel Alliot-Marie, teksa pushonte në Tunizi disa javë para se të ndodhte revolucioni, duke përdorur avionin privat në pronësi të një biznesmeni të afërt me regjimin, i ofroi presidentit të atëhershëm tunizian, Zine El Abidine Ben Ali, shërbimet e forcave të sigurisë franceze për të shtypur rebelimin. Edhe pse një shembull ekstrem, rasti francez hedh dritë për aktivitetin e ngushtë, të energjisë dhe shpesh të marrëdhënieve personale që europianët kishin me krerët e Lindjes së Mesme.

Në fakt, shtetet e BE-së i kanë shitur Gadafit armë me vlerë 1.1 miliardë euro (€) (ose 1.560.000.000 $) ndërmjet vitit 2004, kur ata hoqën embargon e tyre të armëve, dhe vitit 2011, dhe ishin duke parë për shumë më tepër në të ardhmen. Parisi dhe Roma, të cilët kishin lobuar fuqishëm për t’i dhënë fund embargos, kanë qenë veçanërisht aktivë në këtë tregti. Më së fundmi, në vitin 2010, Franca ishte në bisedime e sipër me Libinë, për shitjen e 14 avionëve luftarakë Dassault Mirage dhe për modernizimin e disa prej avionëve të Tripolit. Roma, nga ana tjetër, para trazirave, ishte në mes të negociatave të mëtejshme që kapnin vlerën 1 000 000 000 € (një miliard euro). Media britanike ndërkohë kishte akuzuar qeverinë e mëparshme britanike për përulje ndaj Gadafit, për lëshimin e Abdel Basset Ali al-Megrahi, një libian i burgosur për bombën në avionin Pan Am Flight 103. Sipas njoftimeve të përhapura gjerësisht, qeveria Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi al-Megrahin në mënyrë që gjiganti britanik i  energjisë BP, të merrte koncesione të favorshme të energjisë në Libi.

Perceptimi i dytë është historia e krijuar tani në Perëndim, se protestat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme janë me të vërtetë një shpërthim i ndjenjave pro-demokratike sipas kuptimit perëndimor. Nga kjo, ka lindur një perceptim publik në Evropë se regjimeve arabe duhet t’u tërhiqet vëmendja se nuk do të tolerohen masat e ashpra, pasi protestat janë fillimi i një epoke të re të demokracisë në rajon.

Këto dy perceptime kanë krijuar një kontekst, nën të cilin mësymja e Gadafit kundër protestuesve është thjesht e papranueshme, në Paris dhe Londër, dhe e papranueshme për opinionin e brendshëm publik në Europë. Jo vetëm që tolerimi ndaj mësymjes ne Tripoli do të  konfirmonte vëllazërimin shumëvjeçar të udhëheqësve europianë me regjimet e neveritshme arabe, por lufta e kryengritësve lindorë libian, kundër Gadafit, është shartuar me historinë e lëvizjeve arabe pro-demokratike që kërkon të përmbysë regjimet brutale – edhe pse është e paqartë se kush janë rebelët lindorë apo se cilat janë qëllimet e tyre për një Libi pas-Gadafit.

 

Koalicioni

Sipas rezolutës 1973 të Këshillit Sigurisë të KB, objektivi ushtarak i ndërhyrjes është që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Libi dhe të mbrojë civilët nga dëmtimi, në gjithë Libinë. Problemi është se qëllimi i parë nuk e realizon në asnjë mënyrë të dytin. Një zonë e ndalim-fluturimit bën pak për ndalimin e trupave të Gadafit në terren. Në breshërinë e parë të fushatës – madje edhe para shtypjes së operacioneve të mbrojtjes ajrore armike – avion francez sulmuan trupat e Libisë në terren, rreth Bengazit. Sulmi – i cili nuk ishte i koordinuar me pjesën tjetër të koalicionit, sipas disa raporteve – kishte për qëllim të sinjalizonte dy gjëra: që francezët ishin në krye dhe që ndërhyrja do të kërkonte të mbronte civilët në një mandat më të gjerë se sa ai i krijuar vetëm për një zonë mos-fluturimi.

Megjithatë, duke shkuar përtej zbatimit të zonës së ndalim fluturimit, në ditët e shkuara, është krijuar një përçarje në Europë, mes NATO-s dhe Bashkimit Europian të cilat dështuan për kthimin e ndërhyrjes politike. Gjermania, e cilat u nda me aleatët e saj europian dhe abstenoi në votimin për rezolutën 1973, ka argumentuar se zvarritja e misionit mund të detyrojë koalicionin që të përfshihet në një luftë të zgjatur. Europianët Qendrorë dhe Lindorë, të udhëhequr nga Polonia, kanë qenë të kujdesshëm në dhënien e mbështetjes për shkak se kjo gjë e shpie NATO-n më larg nga misioni i saj kryesor i mbrojtjes territoriale evropiane dhe teatrit për të cilin ata janë kryesisht më të shqetësuar: sferës së influencës ruse. Italia, një vend i rëndësishëm për shkak të bazave të saja ajrore në afërsi të skenës së Libisë, ka sugjeruar madje, se në qoftë se nuk gjendet një konsensus në lidhje me përfshirjen e NATO-s, ajo do të tërheqë ofrimin e bazave të saja ajrore në mënyrë që “veprimet e dikujt tjetër të mos kenë reaksion mbi ne,” sipas asaj që tha Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini. Në të vërtetë, Roma është e shqetësuar se aleanca franko-britanike ose do të reduktojë interesat e Italisë në një Libi post-Gadafit ose do të dështojnë në përfundimin e operacionit, duke e lënë Italinë të merret me kaosin përgjatë Mesdheut që është larg vetëm disa qindra kilometra.

Në fund fare, të zbatosh një mandat humanitar në të gjithë Libinë, vetëm me anë të fuqisë ajrore do të jetë e pamundur. Është e paqartë se si Gadafi do të rrëzohet nga pushteti që prej lartësive në qiell. Dhe ndërsa evropianët e kanë ngushtuar shumë ‘lakun’ në ditët e fundit – se ndryshimi i regjimit nuk është qëllimi i qartë i ndërhyrjes – udhëheqësit francezë dhe britanikë vazhdojnë paralajmërimin se “nuk ka të ardhme të mirë për Libinë, me Gadafin në pushtet“, si ka deklaruar më 21 mars, Kryeministri britanik David Cameron, duke pasqyruar praktikisht një deklaratë të Obamës. Por dëshira që Gadafi të ikë nuk e bën këtë të fundit që të ikë.

 

Skenarët e përfundimit të lojës

Me misionin e ndërhyrjes të paqartë dhe parcaktimin e saktë të strukturave të komandimit e të kontrollit që janë të pa vendosura ende, nuk është habi që evropianët duket se nuk kanë një konsensus se çfarë strategjie për dalje kanë. Në fund të fundit disa lloje të strukturës komanduese të NATO-s, do të hyjnë në fuqi, edhe pse është e mundur që NATO-ja të mos e japë kurrë pëlqimin e saj politik për ndërhyrje dhe thjesht është e “nënkontraktuar” nga koalicioni për të bërë koordinimin në mes të forcave ajrore të ndryshme të mundshme.

Ndërhyrja e Europës në Libi– Zyrtarët e ushtrisë amerikane, në anën tjetër, kanë sinjalizuar se një Libi e ndarë mes zonës perëndimore të kontrolluar nga Gadafi dhe asaj lindore të kontrolluar nga rebelët, është e pëlqyeshme, nëse ndalojnë sulmet kundër civilëve. Rezoluta 1973 sigurisht që nuk e përjashton një fund të tillë të ndërhyrjes. Por politikisht, është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara apo dhe Evropa mund të pranojnë këtë skenar. Duke anashkaluar çështjet normative që publiku europian mund të ketë me një rezolutë që lë në pushtet një Gadaf të përgojuar tërësisht tashmë, qeveritë evropiane do të duhet të pyesin veten, nëse Gadafi do të jetë i kënaqur me sundimin në Tripolitania, një version i pakësuar i Libisë, duke qenë se pjesa më e madhe e fushave të naftës së vendit dhe objektet e eksportit janë të vendosura në lindje.

Gadafi mund t’u kërkojë aleatëve jo-europiane armë dhe mbështetje dhe/ose komplote për një rimarrje të Lindjes. Sido që të jetë, një skenar i tillë mund të kërkojë një zbatimi të hartuar-jashtë zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi. Do të duhet gjithashtu edhe patrullimi i vazhdueshëm detar, për të parandaluar Gadafin që të lëshojë valë me masive me emigrantë, një mundësi që është një shqetësim i madh për në Romë. Tani që Evropa ka nisur një luftë kundër Gadafit, ajo ka rritur koston e lejimit të një regjimi të mbajtur nga Gadafi në Afrikën e Veriut. Shpenzimet që nuk janë të njëjta për të gjitha vendet pjesëmarrëse europiane – veçanërisht për Italinë, e cila ka humbet më tepër nëse Gadafi mban pushtetin – është problemi më i madh për krijimin e unitetit evropian.

Problemi, është se një skenar alternativ përmbyllës, ku Gadafi qe largohet, do të kërkonte një angazhim të trupave tokësore. Është e paqartë në se rebelët lindorë mund të luajnë një rol si ai i Aleancës Veriore Afgane, forcat e së cilës kishin një përvojë të konsiderueshme luftimi të tillë, sa që vetëm operacione modeste të forcave speciale dhe mbështetja nga ajri, ishin të nevojshme për të shpërngulur talebanët (ose më mirë, për t’i detyruar ata që të tërhiqeshin) në fund të vitit 2001 e fillim të vitit 2002. Kështu, Europa do të duhet të ofrojë trupa – shumë e vështirë, vetëm nëse Gadafi bëhet tërësisht vetëvrasës dhe kryen sulme asimetrike terroriste kundër Evropës – ose merr mbështetjen e një shteti arab, si Egjipti, për të kryer operacione terreni në atë vend. Skenari i fundit duket i sforcuar, pjesërisht për shkak se libianët historikisht kanë pasur po aq shmë antipati në drejtim të egjiptianëve, sa ç’kanë pasur edhe ndaj europianëve.

Ajo çfarë do të ndodhë në fund fare në Libi, qëndron me siguri diku në mes të skenarëve më ekstremë. Një armëpushim i përkohshëm ka të ngjarë të ndodhë kur Gadafi të neutralizohet mjaftueshëm nga ajri, duke i dhënë Perëndimit dhe Egjiptit kohë të mjaftueshme për të armatosur, trajnuar dhe mbështetur rebelët, për marshimin e tyre të gjatë për në Tripoli (pavarësisht se është shumë e paqartë nëse ata janë të aftë për këtë gjë edhe me mbështetje të konsiderueshme ajrore, trajnim themelor, organizim e kompetenca ushtarake). Ideja se Gadafi, bijtë e tij dhe rrethi i brendshëm thjesht sa do të presin që të rrëzohen nga një forcë rebele, është e pazakontë. Në fund të fundit, Gadafi nuk e ka sunduar Libinë për 42 vjet, sepse ai ka pranuar fatin e tij me dorëheqje – një nocion që duhet të shqetësojë qeveritë e Evropës, tani që e shohin atë duke i dhënë fund sundimit të tij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: