Ngjarjet më të rëndësishme të dekadës së fundit

January 28, 2011

 

 

Siguria 2000-2010

 Ngjarjet më të rëndësishme të dekadës së fundit

 

  

Përgatiti:Albert Hitoaliaj, Ali Ndreu

Burimet: STRATFOR, NATO, Reuters, George Marshall Center

28/01/2011

 

Siguria ndërkombëtare është një nga fushat në të cilat parashikimi mund të jetë deri në nivelet e të pamundurës. Nuk pati parashikime të sakta për bombat në “Times Square” apo për përplasjet ndërmjet Koreve. Nuk kishte parashikime të sakta as për zhvillimet e marrëdhënieve me Iranin e kështu me radhë. Parashikimet e sakta në fushën e sigurisë janë shumë të rralla pasi mjedisi i saj është shumë kompleks. Megjithatë, e shkuara është padyshim një faktor ndihmës në krijimin dhe parashikimin e të ardhmes. Në një mënyrë a në një tjetër, e ardhmja do të sjellë gjithmonë diçka të paparashikuar, por ajo që del si detyrë para të gjithë analistëve të sigurisë dhe të pjesëtarëve të strukturave të sigurisë, është parashikimi i skenarëve sa më të ngjashëm me atë që do të ndodhë. Kjo gjë, nëse nuk mund të parandalojë të gjithë dëmin, do të mund të parandalojë së paku, pjesën më të madhe të këtij të fundit.

Po çfarë është nxjerrë si mësim për fushën e sigurisë gjatë vitit 2010? Në shkrimin e mëposhtëm do të kemi mundësinë që të shohim disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit të fundit dhe më pas të shohim edhe ngjarjet me ndikimin më të madh gjatë dekadës së fundit në sferën e sigurisë globale. A mund të shërbejnë si leksione për vitin 2011 këto ngjarje të mëparshme? A mund të nxjerrë Shqipëria përfundime nga këto ngjarje globale, me qëllim ndërtimin e strategjive për sigurinë kombëtare e atë rajonale? Ndoshta po sepse sistemi global ndikon në mënyrë të pandërprerë fushën e sigurisë nëpërmjet zhvendosjeve të problematikës e të konflikteve. Nuk asgjë që të ndodhë në mënyrë plotësisht të pavarur e të mos sjellë asnjë ndikim në sistem.

Një pjesë e parashikimeve të analistëve janë të gabuara për sa i përket sigurisë – kush do të mund të jepte fakte se Irani, Koreja e Veriut e ajo e Jugut apo  shpërndarja e armëve nukleare do të jenë përsëri të rëndësishme në vitin 2011?

Ajo që shumë shtete mund të përfitojnë dhe shumë të tjerë mund të humbasin, sipas vëzhgimeve të hollësishme ekspertësh, është për një prej problemeve më të njohura: gjendja ekonomike. Përveç kësaj, është edhe një problem që vjen në rritje përditë e më shumë dhe ky është problemi i burimeve dhe kryesisht i atyre burimeve që janë në zhdukje apo që janë shumë të pakta në krahasim me kërkesën që ka një botë në zhvillim shumë të shpejtë teknologjik.

Në këtë shkrim sillet një përmbledhje e ngjarjeve që tash kanë ndodhur në muajt e shkuara të vitit të shkuar. Ky vit solli shpresa të reja për çështjet bërthamore dhe kjo mbështet në firmosjen e dokumenteve të rëndësishëm në këtë fushë, ndërmjet SHBA e Rusisë. Nga ana tjetër, ashtu si lindën shpresa në këtë fushë, u zhdukën shpresa të tjera në normalizimin e situatës ndërmjet dy Koreve. Një prej ndryshimeve kryesore të fushës së sigurisë ishte edhe miratimi i Konceptit të ri Strategjik të NATO-s.

Shkëndijat për të bërë parashikime të reja mbi të ardhmen e sigurisë janë dhënë në vitet e shkuara e konkretisht në ngjarjet që ndodhën në vitin e fundit.  Këto ngjarje do të sjellin edhe panoramën e të ardhmes, pasi e ardhmja është detyrimisht kushtëzuar nga e shkuara. Më poshtë jepen disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2010 në fushën e sigurisë, sipas ekspertëve të kësaj fushe, të NATO-s dhe të tjerë.

2010

Rritja e parandjenjave të frikës

Frika në ngjitje ndaj qëllimeve të Koresë së Veriut pas provës bërthamore të nëndheshme në maj 2009, duket se vetëm se është përforcuar. Ajo është pasuar nga prova qitjeje me raketa me rreze veprimi të shkurtër, duke shkaktuar fundosjen e një anijeje të vogël patrulluese të Koresë së Jugut dhe goditjen me predha të një ishulli të Koresë së Jugut, me humbje të jetëve të ushtarakëve dhe civilëve njëherazi. Për Korenë e Veriut besohet gjerësisht të jetë në mes të një procesi të njëpasnjëshëm, çka e bën atë edhe më të paparashikueshme.

 Siguria bërthamore

Në prill, udhëheqës nga e gjithë bota mbërritën në Uashington për të rishfaqur vendosmërinë e tyre për shqyrtimin e kërcënimeve kryesore ndaj sigurisë bërthamore. Kjo përfundoi me marrëveshje për një sigurim më të mirë të materialeve bërthamore, për vendimet fillestare të zvogëlimit të arsenalit bërthamor dhe për masat e parandalimit të përftimit të aftësive bërthamore nga terroristët.

 Goditje e brendshmet terrorizmit

Klerikët radikalë islamistë vunë re ndikimin e tyre përfitues në një sulm vdekjeprurës në Fort Hud të SHBA-ve. Nidal Malik Hasan, i cili ishte i punësuar në bazë, e ktheu armën e vet kundër kolegëve të tij, duke vrarë 13 veta. Para sulmit, Hasani kishte shkëmbyer disa mesazhe elektronike me klerikun radikal me bazim në Jemen, Anvar Al Avlaki (i quajtur “Bin Ladeni i internetit “).

 Roli i femrave në çështjet e sigurisë

Në tetor 2010, në kuadrin e përvjetorit të dhjetë të Kombeve të Bashkuara, u bënë përpjekje për të përgatitur një platformë për integrim më të mirë të grave në çështjet e sigurisë (e ashtuquajtur Rezoluta 1325 e KSKB-së). Ndërkohë janë ndërmarrë hapa të mëdhenj. Në Spanjë, për shembull, 1 në 8 pjesëmarrës të forcave të saj të armatosura e përbëjnë gratë. Dhe gratë kanë provuar se roli i tyre në Afganistan është i pazëvendësueshëm në kapërcimin e ndarjeve kulturore. Por gratë vuajnë ende shpërpjesëtimisht mundimshëm nga lufta.

 Beteja politike amerikane

“Ndryshimi po vjen në Amerikë” ishte një nga parullat famëmadhe të Presidentit Obama në zgjedhje. Por më 2010, ai u ballafaqua me një ndryshim krejtësisht të tjetërllojshëm. Masat kundërvepruese ndaj rënies ekonomike dhe disa reforma të brendshme u shoqëruan me rritjen (dhe zgjedhjen e disa anëtarëve) e Lëvizjes së re radikale “Tea Party” të Protestave. Dhe tashmë, marrëveshje kryesore të sigurisë, të tilla si Traktati i ri START, janë bërë pjesë e betejës në politikën amerikane.

Koncepti i Ri Strategjik

Nëntori ishte muaji i miratimit të një Koncepti të ri Strategjik të NATO-s në Takimin e Lisbonës. Ai gjithashtu mblodhi së bashku udhëheqës nga OKB-ja, BE-ja, Rusia dhe Afganistani. Në Takim u shfaqën shembuj të shumtë të një fryme të re të së punuarit bashkërisht për zgjidhjen e sfidave të mëdha globale të sigurisë.

 A ndikohet siguria nga kultura e sporti?

2010-a ishte viti i Kupës së Botës më të fundit të futbollit. Kjo ishte një periudhë në të cilën lëvizën mijëra njerëz nëpër rrugë, ëndërruan, luajtën bënë tifozllëk, u dëshpëruan e ëndërruan, duke bërë atë që politika globale e ka më të vështirë të arrijë: ndërtimin e një komuniteti global që të ndjekë të njëjtat rregulla. Nga shumë analistë të sigurisë, kjo ngjarje, duke u parë nga këndvështrimet e sigurisë e të identitetit kombëtar u analizua si faktor në përforcimin e sigurisë dhe në përpjekjet për të konsoliduar elementët e diplomacisë kulturore dhe të fuqisë së butë.

  2000-2010 – Dekada e fundit

 10

1 dhjetor 2009, Obama shpall një shtim të forcave amerikane në Afganistan

Në një fjalim në West Point, Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të  përfshira  në  një luftë të madhe në botën islame duke vazhduar angazhimin  në një tjetër më të vogël. Kështu ai kaloi  fokusin  nga Iraku në Afganistan, por në një kuptim  më të gjerë ai ka ruajtur fokusin mbi  botën islame. Dritarja e mundësisë për fuqitë e tjera për të vepruar, ndërkohë që  Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara do të mbetet e hapur.

 9

7 Gusht 2008 lufta Ruso-Gjeorgjiane

Në operacionin e parë ushtarak jashtë vendit, të ndërmarrë nga Rusia që nga lufta në Afganistan,  rusët dhanë dy mesazhe të qarta. I pari ishte se ruset janë në gjendje dhe të gatshëm të përdorin forcat e tyre ushtarake. Mesazhi i dytë ishte së të jesh në një linjë me SHBA, nuk do të thotë se ke siguri dhe mbrojtje. Ky mesazh u dëgjua nga shumë kryeqytete të ish Republikave të Bashkimit Sovjetik, dhe vazhdon të ketë ende jehonë.

 8

4 prill 2004   Dalja në skenë e Iranit si një fuqi rajonale

Më 4 prill, 2004, Muqtada al-Sadr, një udhëheqës shiit në Irak, filloi një kryengritje kundër Shteteve të Bashkua. Uashingtoni nuk do të ishte dakord për një qeveri të dominuar  nga shiit në Irak duke bllokuar synimet e Iranit. Shkatërrimi i balancës së fuqisë Irak –Iran i krijoj mundësinë iranianit për të vepruar me militantët e saj. Dalja e Iranit,  si fuqia më e madhe konvencionale ushtarake në rajon krahas trupave amerikane. Ka edhe pika të tjera ku Irani ka siguruar rolin e tij ne rajon, por 4 prilli mbetet sturmbullari i të gjithë kesaj ngritje te Iranit si fuqi rajonale.

 7

29 mars 2004 Zgjerimi i NATO-s

Zgjerimi i NATO-s  me Bullgarinë, Estonin, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Përveç kësaj, më 1 maj, 2004, Bashkimi Evropian u zgjerua me përfshirjen e Qipros,  Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Maltës, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Po të nënvizojmë këtu edhe dy ngjarjet në 2004 2005 në Gjeorgji dhe Ukrainë, do të vëmë re një zhvendosje të masive të lindjes drejt dy institucioneve perëndimore, NATO-s dhe BE. Këto ishin kambanat e alarmit për Moskën, kambana të cilat ende dëgjohen.

 6

19 tetor 2010 Merkel dhe Sarkozi propozojnë strukturën e re  të BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi u takuan në Deauville, France, për të diskutuar të ardhmen e Bashkimit Evropian. Merkel  propozoi ndryshimet në Bashkimin Evropian, në të cilën vendet që nuk ndjekin rregullat e BE  të vendosen nën mbikëqyrjen e Brukselit. Sarkozy u pajtuan me propozimin e kancelares Merkel. Konceptin fillestar të një bashkimi të barabartësh do të zëvendësohet nga pjesëmarrja   në bazë të sjelljes. Duke pasur parasysh se deklarata është bërë nga dy avokatët më të mëdhenjtë  të BE-së propozimi është i besueshëm. Ajo jo vetëm që do të transformojë  Bashkimin Evropian,  por ajo do të rihapë çështjet  themelore mbi të drejtën dhe sovranitetin e shteteve të cilat konsideroheshin të mbyllura.

 5

26 mars 2000 Putini, zgjidhet president i Rusisë

Zgjedhja e Putinit  ishte një ngjarje e  e rëndësishme  dhe se ajo ka qenë vendimtare në përcaktimin e dekadës. Nën komunistët, Rusia ishte e varfër por e fuqishme. Me Boris Jelcinin  u bë edhe më e varfër edhe më e dobët. Zgjedhja e Putinit ishte momenti kur Rusia filloi të eliminojë pasojat e rënies së Bashkimit Sovjetik, pasoja të cilat Putini i quajti katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit. Rusia  ka forcuar  ndikimin dhe influencën e saj gjatë dekadës së fundit në ish Republikat e Bashkimit Sovjetik, në Europë si dhe në rajone të tjera.

 4

20 mars 2003 Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushtojnë Irakun

Vendimi për të pushtuar Irakun përcaktoi fuqinë  amerikane  gjatë pjesës tjetër të dekadës. Pothuajse të gjitha forcat tokësore amerikane u angazhuan në luftë. Lufta çoi në ndarjen e  Shteteve te Bashkuara me disa nga disa fuqitë e mëdha evropiane, duke krijuar tensione të cilat ende nuk janë shëruar. Ai gjithashtu krijoi  mundësi për  Rusinë dhe Kinën, duke i lejuar ato të ndjekin interesat e tyre pa frikën e një përgjigje ushtarake nga ana SHBA. Dështimi për të parashikuar  një kryengritjen e fuqishme në Irak i la Shtetet e Bashkuara jashtë balancës globale për të dekaden.

 3

15 shtator 2008 Lehman Brothers falimenton

Kriza globale financiare ka qenë pirja e viteve me radhë, por 15 shtator 2008, ishte pika e vdekjes. Pas iluzioneve të vëllezërve Lehman se proceset normale mund të menaxhoheshin  kriza e doli jashtë dritares. Pasojat e saj reflektuan në gjithë sistemin ndërkombëtar, duke ndarë SHBA nga Europa, duke ndarë vetë europianët dhe duke përballuar Kinën, një ekonomi me bazë eksportin, me një recension të thellë. Kriza vazhdon të kumbojë në politikën e brendshme dhe në marrëdhëniet mes vendeve, sidomos në Evropë. Në një mënyrë, 15 shtatori 2008,  përfaqëson në fundin e pas Luftës së Ftohtë.

 2

11 Dhjetor 2001 Kina hyn në Organizaten Botërore të Tregëtisë.

Rritja e ekonomisë kinezë ka filluar qe me ndryshimin  e politikës së saj ekonomike në kohen e Deng Xiaoping.  Ajo vazhdoi këtë rritje në dekadën e fundit. Shumë faktorë ndikuan në rritjen,  por 11 dhjetori 2001, është  një ngjarje simbolike dhe praktike drejt  fazës së dytë të zhvillimit në rritje të eksporteve të Kinës,  dhe hapjen e dyerve për prodhimin dhe shitjen e produkteve më të avancuara. Rritja ekonomike e Kinës në dekadën e fundit shënon gjithashtu edhe futjen e Kinës në proceset komplekse të sistemit politik ndërkombëtar.

 1

11 shtator 2001, Al Qaeda sulmon SHBA

Bota pas Luftës së Ftohtë ishte duke u orvatur  rreth fundit të historisë,  ku ideja se ekonomia e kishte zëvendësuar gjeopolitikën. Por, më 11 shtator, historia foli edhe një here, kur një grup radikal islamik, al Kaeda sulmoi Shtetet e Bashkuara. Sulmi riformuloj prioritetet e të vetmes fuqi globale të botës brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit, prioritet u bë  mbrojtja  e SHBA. Së jashtmi, sistemi global ishte riformuar ku Shtetet e Bashkuara e përqendruan vëmendjen e tyre në botën islame. Kjo mënyrë e alternuar ka funksionuar për një dekadë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: