Gjeopolitika, fundi i saj apo një botë ndryshe…

January 17, 2010

 

Gjeopolitika, fundi i saj apo një botë ndryshe…

 Pr.As.Dr. Kristaq XHARO

Për disa analiste, ne po lëvizim në spiralen e një tranzicioni të habitshëm me orientim prej Valës së Dytë të Civilizimit, ku normat e shoqërisë industriale paraqiten si një model virtual – drejt Valës së Tretë, e perceptuar si shoqëri informacioni, me tendencë për një rend të ri, me norma, vlera, sjellje, edhe pse jo edhe me objekte dhe subjekte të një lloji tjetër.

 Për teoricienë të tjerë -tashmë kemi arritur fundin e historisë, dhe dramat ku përballemi janë një “liberalizëm triumfant, që në mënyrë madhore po ç’mbështjell krejt planetin”. Vlerësohet triumfi i një rendi neo-liberal, edhe pse i përkundur në një botë pa bosht, e pse jo, në vegjilje të një anarkie shpërthyese dhe të frikshme, me një indiferencë që përhapet në të katër skajet.

 Sigurisht, kolapsi i Bashkimit Sovjetik në 1991 nuk mund të lexohet tjetër, vec si një ngjarje epokale. Historiani Eric Hobsbaëm e përdor këtë datë për të shënuar fundin e asaj që ai e quan “Shekulli i shkurtër i XX”, shekull që filloi në Sarajevë, në 1914 dhe mbaroi në mënyrë ironike po atje ku filloi, pra, në Sarajevë.

 Kohë përpara kolapsit të Bashkimit Sovjetik dhe fundit të Luftës së Ftohtë, figura të tilla si Paul Virilio dhe James Der Derian argumentonin se mbaroi epoka e gjeopolitikës.

 “Kronopolitika” është tashmë më e rëndësishme se gjeopolitika në sfidat bashkohore dhe se “Humbja e hapsirës së materies” argumenton Virilio, “i udhëheq qeveritë jo gjithkund tjetër, vecse në kohë”.

 “Territori ka humbur peshën e vet, në favor të dinamikës” thotë Profesor Pajtim Ribaj në Kolegjin e Mbrojtjes. Përmasat strategjike të shpejtësisë – vazhdon ai -, kanë zëvendësuar përfundimisht pozicionin gjeografik.

 “Asnjëherë mos u trembni nga hiperbola, vazhdon Virilio, 14 vjet më parë, në atë që, “Hapësira nuk është me gjeografi Jo, është më tepër , një lëvizje nga gjeopolitika në kronopolitike, aq sa hapja e territorit kthehet në shpërndarje të kohës. ”

 Të tjerë, si Edward Luttwak, kohë përpara kolapsit, kuptuan që venitja e Luftës së Ftohtë kishte ulur ndjeshëm peshën e fuqisë luftarake në cështjet globale. Duke vlerësuar një konsensus të supozuar, brenda fuqive perëndimore në fillimet e viteve ‘90, ai parashikoi një tranzicion “nga gjeopolitika në gjeo-ekonomi”.

 Gjithkush, siç duket, pajtohej që metodat e marketingut po zbythnin metodat e dhunës – fuqitë e kapitalit po venisin fuqitë e zjarrit, novacioni civil po linte mbas avancimin e teknologjisë së luftës, depërtimi i tregut po shtynte tej garnizonet dhe bazat ushtarake.

 Sidoqoftë, entuziazmi i Luttwak-ut nuk zhytet aq thellë në përqafimin e globalizimit, sic kërkon Keniche Ohmae, i cili e përfytyron të ardhmen e afërt si një market pa kufi dhe si “fundin e nocionit shtet”.

 Shtetet, për Luttwak, paraqiten si vendosje; në “hapsira ekzistuese të strukturuara për të ruajtur, me xhelozi, kufijtë e territoreve të veta.”

 Ata (shtetet) janë “… qenësisht të gatuara për tu përballur si etni në skenën ndërkombëtare.” Burokracitë janë ” të nxitura nga sfidat në një rol konservues dhe përmirësues, për të siguruar një pozicionim të “gjeo-ekonomisë”, rrjedhojë e rolit degradues të gjeopolitikës.”

 Ne këtë mënyrë, epoka që po vjen e “gjeo-ekonomisë” nuk mund të jetë në harmoni me një copëzim global, por do të kërkojë që koha e rivaliteteve ku është në fuqi “logjika e konflikteve” të shprehet në “gramatikën e tregut”.

 Por, ende, mjaft të tjerë, e vlerësojnë krizën ekologjike dhe c’organizimin ambiental si faktor që kërcënon në mënyrë radikale natyrën e politikës globale.

 Për shumë intelektualë dhe politikë-bërës, tranzicioni i vërtetë qendron në kalimin nga gjeopolitika tek “eko-politika”.

 Dr. Halil Xh. Hyseni duke cituar Al Gore thotë që “…shpërthimi global i popullsisë, humbja e hapësirave të gjelbërta, krijimi i ozonit stratosferik dhe gjithë speciet në këtë planet të brishtë po sfidojnë në mënyrë të paparashikueshme civilizimin tonë.”

 Për t’u përballur me këtë dëgjenerim të ambientit global, njerëzimit i nevojitet jo një Iniciativë për Mbrojtjen Strategjike, por një Iniciativë për Strategjinë Ambientaliste, një mision për planetin Tokë.

 Ekologjia po bëhet “një axhendë e re e shenjtëruar”, e cila kërkon një besim në të ardhmen e jetës në tokë dhe një “… nderim për principe absolute që mund të shërbejnë si një yll polar, në të cilën duhet të kërkojë nëpër hartë, kursi i species sonë në të ardhmen.”

 Në një plan tjetër e shikon të ardhmen Richard Falk. Duke kombinuar të gjithë faktorët, ai argumenton që bota po largohet me shpejtësi nga e ashtuquajtura “Gjeopolitik” – “drejt një realiteti më të integruar ekonomik, kulturor e politik”, një vendosje që sipas tij identifikohet si ” gjeo – qeverisje”.

 Sipas Falk, kapaciteti i shteteve, si aktor për të menaxhuar historinë e njerëzimit ka filluar të venitet dukshëm, duke u zëvendësuar, në shumë raste, nga shtete që fragmentarizohen, dhe që reflektojnë në zhvendosjen e kapaciteteve qeverisëse në nivelet e dyta.

 Dilema e politikës globale nuk është aq në gjeopolitikë sesa në “gjeo qeverisje”, dhe vazhdimësia, më dendur, paraqitet si një përplasje, jo fort e pëlqyeshme. Ajo zhvendoset dhe qëndron në krijimin e strukturave drejtuese në shkalle globale.

 Në të vërtetë, në standartet e së drejtës, sipas Falk dhe të tjerëve, kjo përplasje është jo më pak se “një rënie e dëshpëruar.” Rendi botëror i shekullit të 21-të duket sikur do të jetë ai i një “qeverisje të ndryshme”

 Panvarësisht nga ndryshimet, debatet e mësipërme, duket sikur kanë një të përbashkët : atë, që, ne pothuajse kemi arritur në fundin e gjeopolitikës.

 Gjeopolitika, sipas nënkolonel Albert Mullaj, mesa duket po zhvendoset në të shkuarën, në erën e teknologjisë së hershme dhe të krijimit të territoreve, në epokën e qeverisjes të një lloji tjetër drejt një rënie në globalizim, dhe duke pranuar në ecje kursin e rrezikut.

 Çfarë, këto diskutime, kanë të përbashkët ende, është një rënie e nocionit gjeopolitik, që shoqëroi gjithë periudhën e Luftës së Ftohtë dhe logon e sovranitetit shtetëror.

 Në përgjigje të tezave të përgjithësuara për “Fundin e gjeopolitikës”, tentohen të shtjellohen dy momente.

 Së pari, që nocioni i gjeopolitikës është më i gjerë se sa përflitet vazhdimisht. Gjeopolitika vepron si një kompleksitet iluzionar e jo si një manifest i dhënë, si një problematikë e gjerë e jo si një koncept i vetëm, si një plejadë në sensin e vazhdimësisë, ose të quajtur ndryshe ,”si një grumbull elementësh në ndryshim, më shumë të ballafaquar si integral, elementë që i rezistojnë një reduktimi nga një emërtues i zakonshëm, një bërthamë kryesore, ose një parimi primar përgjithësues”.

 Studiuesit, angazhimin në gjeopolitikë e perfytyrojnë si një lojë në një grumbull të shpërndarë e në ndryshim elementësh, që kanë koaguluar historikisht në etapa të njohjes dhe fuqisë gjeografike.

 Së dyti , problematika nga ajo kohë deri tani ka synuar të nënvizojë sistematikisht një transformim në kushtet e mundësisë se kontrastit gjeopolitik në fund të shekullit. Thuhet se epokat, sipas Lyotardit, në gjeopolitika moderne dhe post-moderne.

 Nga ky kendveshtrim, procesi sipas ketij studiuesi përpunohet si një makrohistori e gjeopolitikave, përreth dhe kundër tyre.

 Ai mund të konceptohet si grumbull specifik elementësh të një gjeopolitike problematike. Kjo lejon, gjithashtu, të përpunohet një axhendë kritike e gjeopolitikes së kërkimeve në tekno-informacionin postmodern dhe në rrjedhat mega-vizionare dhe kontemporane të gjeopolitikave. Në këtë sens kuptimi tradicional i gjeopolitikës mund të bëhet jo aq aktual , por problematika gjeopolitike-gjeografi/fuqi në hapësirën globale qëndron po aq e më shumë në qendër të vëmendjes.

 Gjeopolitika moderne

 Gjeopolitika lindi si koncept i shekullit të njëzetë, si një term i përmendur për herë të parë nga Rudolf Kjellen, një shkencëtar politik suedez, aty nga viti 1899. Gjithsesi, u bë pak i njohur deri në 1930, kohë kur u përkrah nga një grup studiuesish të gjeografisë politike gjermane, përfaqësuar nga gjeneral-majori në pension Dr. Karl Haushofer, në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Mynihut.

 Shoqata e Haushoferit nëpërmjet Rudolf Hess-it e solli gjeopolitikën, në konceptin për t’ju kushtuar luftës. Kjo ndodhi kur Hitleri konsolidoi fuqinë dhe formoi partinë naziste. Gjatë vitit 1933, shumë studiues në Lindje dhe Perëndim, treguan interes në gjeopolitikën si shkencë.

 Ajo bazohej në të menduarit nëpërmjet një analize të supozuar të faktorëve gjeografike, drejt e në një vendosje dhe trajtesë të marrdhënieve ndërkombëtare.

 Në perëndim, gjeopolitika u vlerësua esenciale, për vende që kërkonin dominim. Shkrimet e figurave të tilla si gjeografi britanik, Halford Mackinder , i cili nuk e përdori, por as nuk shfaqi antipati për termin gjeopolitike u përqafuan aq papritmas nga politikanët, por edhe u vlerësuan si dominuese në natyrën e politikave ndërkombëtare.

 Gërshetimet e cuditshme të termit “gjeopolitike”, në pjesën e parë te shekullit të njezetë, nuk janë gjë tjetër veçse të dhëna vezulluese të problematikës që mbart ky koncept. Si koncept i atij shekulli, gjepolitika u kuptua më shumë si një fushë e re, në gamën e gjerë të gjeo-fuqisë, me një përcaktim të ndërthurur historik të njohurive gjeografike.

 Doktrinat e parashekullit të njëzetë dhe ideologjitë spaciale si doktrina e Monroes, “Manifest Destiny”, apo vepra tjetër “Misioni civilizues i Francës në Afrikë”, mund të përshkruhen si gjeopolitike “avant la lettre”, edhe pse ato janë kuptuar më mirë si pozicione të vecanta historike të gjeo-pushtetit, duke implikuar vizione gjeografike dhe ideale qeverisëse.

 Si rrjedhim, e përbashkëta midis gjeo-politikës dhe gjeo-pushtetit, qëndron në atë që gjeografia dhe qeverisja nuk mund të konceptohen të ndara. Vizioni gjeografik është në vetvete një mision qeverisjeje.Per të shqyrtuar dallueshmërinë e gjeopolitikës si një filozofi në këtë shekull, duhet njohur në thelb, “Boshti gjeografik i Historisë” i Haford Mackinder-it. Është pikërisht kjo zanafilla prej nga mund të vëzhgojmë tiparet strukturore, që karakterizojnë gjeopolitikën moderne.

 Së pari, gjeopolitika është një formë e përjetësimit (vazhdimësisë) kartesian. Mackmindër-i në prezantimin e tij në Shoqërinë Gjeografike Mbretërore aty nga 1904, paraqet një shikim të ri gjeografik/gjeopolitik, që ishte bërë i mundur nga fundi i trajtimit të gjeografisë si eksplorim dhe zbulim. Kjo ndodhte kur në erën e re post-kolumbiane të hapësirës së mbyllur, një vështrim global ishte i pamundur. Në këtë sens për herë të parë u arrit të: Të tentohej në një lidhje reciproke midis përgjithësimeve më të gjera gjeografike dhe atyre historike.

 Vështrimi gjeopolitik që u mundua të kodifikojë Mackinder, prodhonte politika ndërkombëtare si skena të vecuara në perspektivë. Subjekti që vështrohej ishte i vecuar nga objekti dhe gjeopolitikani është transparent dhe objektiv.

 Me shpalosjen e vështrimit gjeopolitik, e përditshmja dhe ajo që vjen pas, është vendosur në një perspektivë globale të fiksuar. Koncepti i globit, si atëherë dhe tani është një koncept si gjeografik ashtu edhe epistemologjik, (njohës) . Një vështrim global nuk është vetëm një shikim tërësor, por një vështrimi i plotë, një vështrim që mundëson të konceptohet dhe kuptohet “proporcioni real i fenomeneve dhe ngjarjeve”.

 Vështrimi i Mackinder -it për globin tjerrës, në 1904 nxirrte në pah atë që ai e përkufizoi “Vendosje natyrore të pushtetit”. Kjo hartë/ pikturë gjeopolitike ishte menduar të bëhej transparente dhe natyrore. Në këtë pasqyrim ajo nuk mund të ishte ende një skenë vizuale, e vulosur, sic ishte, nga emërtime makro-gjeografike. Ishin pikerisht ato qe përcaktonin vendet e përmendura të pushtetit si një “hapësirë bosht” në një gjysëm-hënë të brendëshme dhe kufizuese për “vendosjen e tokave të largëta apo hapësirave ishullore”.

 Megjithëse gjepolitika kishte të bënte me shikimin e jo me shkrimin, Mackinder-i nuk mundi të evitojë rënien në shkrim. Atë c’ka dha Mackinder-i (c’ka bëri të dukshëm) në paraqitjen e një rrëshqitje vezulluese, përbënte një perceptim të politikave ndërkombëtare si një spektakël spacial , si një dramë teatrale “skena e gjithë botës”, e cila do të spjegohej nga zbulimi i rretheve gjeografike dhe ligjeve nën nivelin e çështjeve botërore.

 Se dyti, veprimi, në këtë predikim, kërkon ekzistencën në thelb të gjeografisë. Ai mbetet në kërkim të identitetit të përjetshëm të konfliktit, si një sistem interpretativ. Në kuptimin e politikës globale, ai është një tjetër tipar i dallueshëm i gjeopolitikës moderne. Orientimi i gjeopolitikës moderne privilegjon harmoninë mbi disharmoninë. Është një formë vizuale e mendimit, një model hapësinor i arsyetimit, i cili evokon esencën reale të mungesës së kohës dhe ligjet natyrale, të padukshme nga tendencat sociale dhe lidhjet historike.

 Ekzistenca thelbësore, sipas Mackinder u transferua lehtësisht në betejën hapësinore gjatë Luftës së Ftohtë midis superfuqive. Ajo vendosej në kuadrin e një ekspansioni, i cili luhej në këndin e dominimit të Euro-Azisë. Nëse nën këtë vështrim shohim gjeopolitikën, nën retorikën e Mackinder, ajo (gjeopolitika) e Luftës së Ftohtë është karakterizuar nga vënia e theksit në një beteje permanente të identiteteve dhe blloqeve gjeografike.

 Ishte një betejë e mbidominuar midis një Perëndimi bazuar në tregun e lirë dhe një totalitarizmi të Euroazisë kontinentale. Zona e konfliktit midis të dyve u zhvendos në Botën e Tretë, një hapësirë ku përzjehej një brez pothuaj i dërrmuar siç ishte Amerika Qendrore, Lindja e Mesme, Azia Juglindore, Briri i Afrikës dhe Afrika Jugore.

 Tipari i tretë, dallues, i gjeopolitikës moderne, sipas Dr. H.Hysenit është krijimi i orientimit gjeopolitik të spirales mbi Europë dhe në vendet imperiale. E lidhur ngushtë me realizmin politik, të pas luftës së Dytë Botërore, gjeopolitika vjen si përshkrim i një perspektive mbi politikat internacionale, që trajtojnë shtetet si një element të pandashëm.

 Loja e gjeopolitikës, sipas të famshmit Henri Kisinger, ishte një vështrim mbi politikën globale, me një sy imperial, për të ndryshuar peshën e vendeve monitare. Ajo u bë objekt i një loje në përpjekje për të menaxhuar kushtet e ekuilibrit midis vendeve konkuruese në interes të një paqeje ndërkombëtare e në favor të një rendi.

 Gjeopolitika sipas Kisinger, është një problematikë që kushton vëmendje në kërkesat e ekuilibrit. Ajo u projektua si neutrale dhe racionale, kur më tepër ajo përqendron gjithe fuqitë për të vendosur “kërkesat e ekuilibrit”. Në pamjen e gjeopolitikës, ajo paraqitet si aftësi për të vështruar në politikën globale. Në qendër të vëmendjes sipas këtij lloj arsyetimi, sigurisht, që është hapësira globale e mbuluar nga politika e territoreve të shteteve sovrane. Hapësira globale është tërësisht hapësirë e përcaktuar.

 Kaq e specifikuar, gjeopolitika moderne mund të mendohet si një regjim i fuqisë/njohurisë, në të të cilën prodhohet politika globale në dramën e hapësirës, një luftë globale pa pushim midis pozicionit të para-vendosur gjeografik dhe një vizioni të shteteve me dominim në hapësirë. Është moderne, në sensin e Lyotard, në atë që implikon një seri vendesh me një histori të madhe.

 Në vazhdueshmërinë kartesiane normalizohet subjekti perëndimor, nën vështrimin gjeopolitik, një subjekt imperial i frymëzuar dhe i zbuluar, i cili mund të dëshifrojë gjithë hapësirën e problemeve ndërkombëtare dhe të prodhojë pikpamjet e përgjithshme, të një esence të fshehur. “Leximet esenciale të politikës ndërkombëtare, demaskojnë arrogancën e mithit shkencor rreth zbulimit të një esence pa kohë dhe shkakut universal të vendosjes”, thotë Loytard. Në natyrshmërinë e vet për një version të idealizuar të sistemit shtetëror europian, projektuar për botën, gjeopolitika e vështron politikën globale si një balancë të fuqi-politikës, duke zbuluar operimin e një kalimi etnocentrik brenda të cilit historia ka realizuar vetveten si një konceptim europian.

 Në total, vazhdon Loytard, gjeopolitika moderne është një kondensim i arrogancës në teorinë e njohjes dhe në imagjinatën e një bote, gjithmonë nën një vështrim agresiv. Dukshëm, këto tre tipare për gjeopolitikën moderne nuk janë më tepër se një pamje e çastit për një historie aq komplekse dhe të përzier, që përballet me sfidat. Pavarësisht nga kufizimet ato vlejnë si një kontrast për të krahasuar situatën – kur ne kaluam fundin e shekullit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: