Kosovë, Përdhunimet serbe, si armë lufte…

January 26, 2011

 

Kosovë, përdhunimi si armë lufte psikologjike për spastrimin etnik

Përdhunimet serbe, si armë lufte…

Nga Albert HITOALIAJ

Balta që tentohet të hidhet përsëri mbi shqiptarët, nëpërmjet akuzave të rreme të anëtarit të KE-së, Dick Marty, është zgjatim i planeve serbe që u hartuan në laboratoët e Beogradit ndër vite e kryesisht shekullin e fundit, për të shkatërruar në shumë drejtime “të ndryshmit nga ata”, në sajesën e vitit 1921 me ermin Jugosllavi. Ajo ç`ka synon të sjellë ky shkrim, edhe pse jo si diçka të re për publikun tonë, janë krimet mosntruoze të një shteti monstruoz mbi popullatën shqiptare e boshnjake – të përshkruara nga studiues të ndryshëm europianë e amerikanë. Për persona të ndryshëm mund të jetë i panjohur organizmi shtetëror për realizimin e këtyre krimeve çnjerëzore. Planet që çonin në operacionet strategjike të informacionit, në disinformimin publik, në aksionet e propagandës, në operacionet psikologjike dhe natyrisht edhe në “shpëlarjen e trurit”, realizuar me aq sukses ndaj popullsisë së vet nga ana e shtetit serb, do t`i kishin zili mendjet më të sëmura të planetit. Edhe po të ngrihej sot Geringu me shokë, do të vërenin se sa mbrapa ka qenë doktrina naziste ato vite në krahasim me serbët. Akuzat e Dick Marti-t vijnë në ditët e sotme për të mbuluar e mundësisht të minimizojnë gjithë krimet (të cilësuara si krime kundër njerëzimit) që bënë serbët kundër popullsive të tjera të Ballkanit, në këto dekada të fundit.

Ajo që duhet të sqarohet, është pyetja:- “Përse po shpifet akoma në lidhje me shqiptarët? Vrasjet masive, varrezat masive, e shumë të tjera të kryera nga serbët, janë tanimë fakte të njohura, ajo ç`ka nuk njihet në masën e duhur, janë përdhunimet masive, e kryesisht –përse-ja e kryerjes së tyre. Këto krime u kryen bazuar në një strategji me baza shkencore(sepse shkenca vegël është, varet si e përdor). Shteti serb aplikoi këto krime me qëllim shkatërrimin e shoqërisë e të identitetit të kundërshtarit (shqiptarë, boshnjakë,etj). Qëllimi ishte të godisnin psikologjinë e kundërshtarëve. Këtë gjë ata e përforconin nëpërmjet operacioneve të (dez)informacionit, të cilat kishin vite që i kryenin mbi popullsinë e tyre, por edhe mbi jo serbët, nëpërmjet medias, shërbimeve sekrete etj. Pikërisht këtë, serbët kërkojnë ta (ri)bëjnë edhe pas luftës, por kuptohet, me të tjera mënyra. Rasti konkret janë shpifjet për trafikun e organeve. Serbët po përpiqen të fshehin krimet kundër njerëzimit që ata kryen, si dhe të ulin luftën çlirimtare të UÇK-së nëpërmjet këtyre operacioneve të informacionit. Le të shohim më poshtë se si ka vepruar shteti monstruoz serb gjatë luftërave të fundit kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve. Rasti i “trafikut të organeve” prej shqiptarëve është njëlloj si ai i “përdhunimit” të serbit Gjorgj Martinoviç prej shqiptarëve në Kosovë, i cili në një pijetore “luante” rrezikshëm me një shishe e cila u thye në një vend delikat të trupit, e për këtë akuzoi shqiptarët. Edhe atë rast banal, “intelektualët” serbë e shfrytëzuan për të hedhur bazat e platformës psikologjike kundër shqiptarëve. Ata bënë një peticion njëlloj të turpshëm me deklaratat e sotme të politikanëve serbë për “trafikun e organeve”.

Makinerinë serbe të shpifjes e pikasën qysh në fillim edhe forcat aleate në luftën e Kosovës. “Operacionet e informacionit që zhvilloi Aleanca, nuk rezultuan më shumë të suksesshme nga ato të shtetit serb, i cili arriti me sukses të shpërndante informacion, që manipulonte mendjet e popullsisë. Në Operacion Forcat Aleate, SHBA dhe NATO ishin me fat që përballeshin me një kundërshtar i cili nuk e kishte aftësinë për të na sfiduar ushtarakisht. Teksa Millosheviçi ishte në gjendje të fitonte luftën e informacionit, kjo rezultoi e pamjaftueshme për të arritur objektivin e tij për mbajtjen e pushtetit serb dhe praninë në Kosovë. Duke qenë se kundërshtarë të tjerë të mundshëm ka të ngjarë të studiojnë punën tonë në luftën e Kosovës, ne nuk mund të jemi me aq fat herën tjetër [f. 29-30].” Ky ishte përfundimi i majorit amerikan Wayne A. Larsen, të ISAF në studimin e tij “Serbian Information Operations during Operation Allied Force”.(Operacionet serbe të Informacionit gjatë operacionit Forcat Aleate). Serbët kishin hetuar me kujdes identitetin shqiptar (e atë boshnjak më parë), pikat e dobëta të tyre dhe kishin ndërtuar një strategji shtetërore për përdhunimet. Gjithçka që përbënte këtë teatër makabër si:– përdhunuesit, viktimat, genocidi, gjymtimet e organeve gjenitale, mbarsjet e detyruara, dhuna mbi të miturit, jetimët e përdhunuar dhe traumat e periudhës pas koflikteve – ishin një strategji e ndërtuar me llogaritje të menduara gjakftohtësisht, bazuar në studimin e psikologjisë së individëve, të karakterit e identitetit shoqëror të shqiptarëve të Kosovës. Shembulli i mëposhtëm jep në një fjali të vetme atë që ishte mbjellë prej vitesh dhe që ishte rritur gradualisht në mendjet e serbëve: -mendimi se ishin superiorë. Ky përpunim djallëzor në ndërtimin e identitetit të një kombi, konservonte në vetvete një kërcënim edhe për vetë popullsinë serbe, rrezik prej të cilit kushedi se kur do të shpëtojë.

Dëshmia e një gruaje myslimane boshnjake: “Disa nga bashkëqytetarët serbë kishin vënë çorape të zeza në kokë, për të fshehur fytyrat e tyre, pasi nuk donin të njiheshin. Unë njoha shumë prej tyre. Ata ishin kolegët – mjekët me të cilët kisha punuar. Burri i parë që më përdhunoi ishte një mjek serb me emrin Jodiç. Ai e dinte që unë e njihja atë. Shikoi emrin tim në listë dhe e thirri atë. Unë e njihja Jodiç prej dhjetë vjetësh. Ne kishim punuar në të njëjtin spital. E shihja atë çdo ditë në lokalin e punonjësve. Kishim një të folur të përgjithshme, “Ç’kemi, si ja kalon?” Ai ishte një njeri shumë i sjellshëm, një njeri i mirë. Një mjek tjetër që e kisha njohur edhe atë më parë, më përdhunoi gjithashtu. Emri i tij ishte Obrad Filipoviç. Mua nuk më lejohej të thoja asgjë. Para se të më përdhunonte ai tha: “Tani ju e dini se kush jemi ne. Do ju kujtohet përgjithmonë.” Isha kaq e shtangur; ai ishte një mjek! (Human Rights Watch, 1993: 216-19)”

Krimi i vërtetë, në këtë rast, qëndron në faktin se këto poshtërsi, të cilësuara si krime ndaj njerëzimit, u hartuan nga persona të cilët ishin studiues e zyrtarë. Në dallim nga mesjeta, këta të fundit ishin shumë më përpara se ushtarët injorantë mesjetarë që merrnin pjesë në luftëra. Studiuesit e zyrtarët serbë ishin shumë “hapa para” sepse i projektonin këto lloje monstruozitetesh, që nga varret masive e deri te përdhunimet masive, me gjakftohtësi. Kjo ishte platforma e arritjes së qëllimeve të tyre.

NJË POPULL, NË VËLLAZËRINË E FAJIT…

Pavarësisht se në rrjedhën e historisë është luftuar shumë që të frenohet përdorimi i përdhunimit si armë lufte, vihet re se ai është akoma një fenomen i cili është dokumentuar përsëri edhe në luftërat moderne, si rasti i serbëve. Më poshtë citohen disa pjesë të shkëputura nga studimi “Becoming Abject: Rape as a Weapon of War – Bülent Diken dhe Carsten Bagge Laustsen; Lancaster University, Department of Sociology”. (shenja në kllapa tregon faqet e studimit dhe emrat e autorëve të shumtë që kanë kryer studime në lidhje me këtë natyre krimesh) Me anë të përdhunimeve masive të luftës synohen disa objektiva psikologjike njëherësh, por kryesorët janë: shkatërrimi psikologjik, i strukturave shoqërore të kundërshtarit dhe bashkimi i mëtejshëm i njësive ushtarake që marrin pjesë në aksionet në terren. “ …viktima e përdhunimit vuan dy herë: së pari duke u përdhunuar dhe së dyti duke u dënuar nga një komunitet patriarkal (Kesiç, 2002: 316) [f.113]” Duke qenë të detyruar të përdhunojnë, ushtarët apo serbët e tjerë detyroheshin të bëheshin një vëllazëri faji. Ata që refuzuan, u poshtëruan dhe në disa raste u trodhën ose edhe u vranë. (Askin, 1997: 292) [f.112]” Pra, në këtë mënyrë thellohej një herë e mirë hendeku i grupimeve në luftë: duhet të jesh “ose me ne ose me ata dhe nëse nuk bën si ne je detyrimisht si ata”. Më poshtë do të shohim një përshkrim se si është përdorur nga serbët, përdhunimi masiv në luftën e Bosnjës. Pavarësisht se Bosnje Hercegovina u godit më rëndë nga luftërat që pasuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë, duhet theksuar fakti se përdorimi i përdhunimeve dhe shkaqet e ndërtimit të një platforme të gatshme psikologjike serbe, e cila pritej të përdorej në një rast lufte, e kanë zanafillën në Kosovën e paraluftës.

“Gjatë luftës në Bosnje u raportuan një numër i konsiderueshëm përdhunimesh. Një vlerësim i përafërt është se ekzistojnë nga rreth 20.000 viktima përdhunimi (shifrat e Komunitetit Europian) deri në 50.000 (Komisioni Shtetëror Sarajevë për Hetimin e Krimeve të Luftës) viktimave (Fisher, 1996: 91; Jones, 1994: 117; Salzman, 1998: 363). Disa u përdhunuan në shtëpitë e tyre, të tjera në shtëpi publike dhe të tjera në kampet e përdhunimit. Është veçanërisht e tmerrshme praktika e shtatzanisë së detyruar që ka ndodhur në disa kampe përdhunimi që ndodheshin në Bërçko, Dboj, Foca, Gorazhde, Kalinobik, Vesegrad, Keatern, Luka, Manjaca, Osmarka dhe Tronopolje (Skejlsbæk, 2001: 220). “E tmerrshme! Sepse kjo gjë kërkonte shumë planifikim. Gratë në disa kampe përdhunoheshin vazhdimisht deri sa një mjek ose një gjinekolog, vërtetonte shtatzaninë (Fisher, 1996: 112) dhe mbaheshin në robëri deri sa aborti të mos ishte më i mundshëm (Salzman, 1998: 359; Sofos, 1996: 86). Mbajtja e një fëmijë që është produkt i përdhunimit mund të shihet si një formë jashtëzakonisht mizore e torturës (Nikolic-Rastanovic, 1996: 202), ose si pjesë përbërëse strategjike e spastrimit etnik. [f.112]”

PËRDHUNIMI SI SPASTRIM ETNIK

Për të kuptuar se si përdhunimi mori një domethënie vendimtare në luftën e Bosnjës, na duhet që të kthehemi në konfliktin e Kosovës së viteve ‘80. Një nga rastet e para të “përdhunimit” që kishte pasoja politike ishte përdhunimi i raportuar i Gjorgje Martinoviç. Martinoviç që ishte dërguar në spital në Kosovë, kishte disa cifla qelqi në anusin e tij. Ai pretendonte se disa meshkuj shqiptarë e kishin përdhunuar atë me një shishe (Bracewell, 2000: 563). Qysh në vitin 1981, klerikët serbë akuzuan shqiptarët e Kosovës se kishin përdhunuar murgesha serbe (Ramet, 1995: 111). Serbët u përshkruan si mishërim i vetë pastërtisë (ashtu si murgeshat), ndërsa një shtysë jo normale seksuale u ishte atribuar kosovarëve (nga e cila, duke e përmendur shpesh si dëshmi, vinte edhe shkalla e lartë e lindshmërisë shqiptare). Megjithatë, fakti ishte se përdhunimet për shkak të vijave etnike ishin shumë të rralla; në fakt policia e Kosovës kishte marrë më parë vetëm një raport dhunimi ndër-etnik (Kesiç, 2002: 315). Akuza kishte një efekt të keq: ata u mësuan grave serbe të frikësohen nga burrat shqiptarë dhe burrave shqiptarë që të shmangnin gratë serbe nga frika e të akuzuarit për përdhunim (Bracewell, 2000: 583).

Për këtë arsye u krijuan dy kampe të shënuar në mënyrë të qartë: serbë dhe shqiptarë. Ky mësim u ri-aplikua më vonë në Bosnje, megjithatë me fokusin e zhvendosur nga propaganda e luftës që po ndodhte – një luftë fjalësh që hapi rrugën për një luftë personash. Dhe në kontrast me rastin e Kosovës, lufta nuk qëndronte mes dy palësh – ajo krijoi dy palë, thelbësoi dy grupe dhe i dha kufijve të tyre një ngurtësi të pa parë kurrë më parë. Para shpërthimit të luftës, serbët ishin paralajmëruar se burrat myslimanë kishin planifikuar që t’i çonin me forcë gratë e tyre në hareme që të shumëzoheshin duke dhënë ushtarë për xhihadin (Kressel, 1996: 39). Retorikës së përdorur në Kosovë iu dha një përsëritje dhe si në një akt zëvendësimi, u ndryshuan rolet. Një luftë, e cila përfshinte akte përdhunimi, u zhvillua kundër myslimanëve për t’i parandaluar ata që të degradonin gratë serbe: agresori dhe viktima shkëmbyen vendet. Skenat e përdhunimit u treguan edhe në TV serbe. Skenat përshkruanin gratë myslimane duke u përdhunuar, por një dublim i zërit i bëri njerëz të besojnë se këto viktima ishin serbe (Goldstein, 2001: 354; Salzman, 1998: 353). Atmosfera e përgjithshme jepej “mirë” edhe në shkrimin e Milovan Milutinoviçit “Zgjatja e dhunshme e duarve ndaj grave serbe”, që u shfaq gjatë luftës: Me urdhër të fondamentalistëve islamikë nga Sarajeva, gratë e shëndetshme serbe 17-40 vjeç janë duke u veçuar dhe duke iu nënshtruar një trajtimi të veçantë”. “Sipas planeve të tyre të sëmura të shumë viteve më parë, këto gra duhet të mbarseshin me farë ortodokse islame me qëllim që të rritej një brez jeniçerësh në territoret që ata me siguri i konsideronin të ishin të tyret, Republika Islamike. Me fjalë të tjera, një krim i katërfishtë do të bëhej kundër gruas serbe: ajo do të hiqej nga familja e saj, do të nginjej nga fara e padëshiruar, do ta detyronin që të lindte një qenie të huaj dhe pastaj ta merrnin edhe atë prej saj”. (Millovan Milutinoviç cituar në Gutman, 1993: x)

PLATFORMA E PËRDHUNIMEVE DHE PROPOGANDA

Danilo Kiš, (1935–1989) një shkrimtar serb në punën e tij, ndërmjet shumë autorëve të tjerë u influencua edhe nga Ivo Andrić [një prej ndërtuesve të platformës së spastrimit etnik të shqiptarëve], thotë: “Testikujt janë një simbol kombëtar, një tipar dallues; njerëz të tjerë kanë fat, traditë, dituri, histori, arsye – por ne jemi të vetmit që kemi testikuj.” (Danilo Kiš, i cituar nga Braceëell, 2000: 57) Për të kuptuar plotësisht këtë citim, duhet të theksohet miti për përcaktimin gjenetik, që nënvizon materiali i Milutinoviçit. Në Ballkan, emri i familjes merret nga i ati, pavarësisht nga feja ose përkatësia etnike e tij. Nëse një shqiptar mashkull dhunon një grua serbe e cila mbetet shtatzënë dhe lind, atëherë fëmija do të konsiderohet si shqiptar, edhe pse nëse flitet gjenetikisht është “gjysmë serb” (Sofos, 1996: 86). Në këtë mënyrë, gratë janë të shndërruara në inkubatorë, që sigurojnë riprodhimin e gjeneve mashkullore (Salzman, 1998: 365). Kjo ideologji patriarkale luajti një rol vendimtar, kur përdhunimi u shndërrua në një armë kundër “myslimanëve”. Sipas kësaj ideologjie, gratë myslimane u dhanë jetë foshnjave “çetnike”, të cilët (çetnikët) më vonë do t’i vrasin ato (Fisher, 1996: 111-13; Salzman, 1998: 359).

Natyrisht, kjo strategji është e suksesshme vetëm nëse viktima beson të njëjtën ideologji patriarkale të përmendur më lart. Fakti se gratë katolike dhe myslimane i referoheshin fetuseve të tyre me emra si “ndyrësi”, “ajo gjëja”, ose “diçka” duket se tregon se ky rast ishte fakt (Salzman, 1998: 365). [f.114-115] Plani RAM i vitit 1991, i cili ishte i autorizuar nga zyrtarët serbë, është marrë shpesh në konsideratë si Manuali për pastrimin të Bosnjës. Plani rekomandon që ushtria godet aty “ku struktura fetare dhe shoqërore është më e brishtë”, që do të thotë, ndaj grave dhe veçanërisht adoleshentëve e fëmijëve. Në qoftë se dikush ka për qëllim që të shkatërrojë një grup etnik, gratë janë objektiva të mirë për shkak të pozitës së tyre në strukturën e familjes (Seifert, 1994: 62-3). Një aforizëm tradicional mysliman thotë: “siç janë gratë tona, ashtu është edhe komuniteti ynë” (Zalichic-Kaurin, 1994: 171). Femrat e përdhunuara do të ishin si një metaforë për një komunitet të mundur.

Një citim i plotë nga plani RAM thotë: “Analiza jonë mbi sjelljen e komuniteteve myslimane tregon se morali, vullneti dhe natyra luftarake e grupeve të tyre mund të dëmtohen vetëm nëse kemi si qëllim të veprimit tonë pikën ku struktura fetare e shoqërore është më e brishtë. Ne i referohemi femrave, veçanërisht adoleshenteve dhe fëmijëve. Ndërhyrja vendimtare te figurat shoqërore do të përhapë konfuzion mes komuniteteve, duke shkaktuar kështu para të gjithave frikë dhe mandej panik dhe pastaj, duke çuar në një tërheqje të mundshme [myslimane] nga territoret e përfshira në veprimtari lufte. Në këtë rast, ne duhet të shtojmë një fushatë të gjerë propagandistike ndaj veprimeve tona të mprehtë e të mirë-organizuar, në mënyrë që paniku të rritet. Ne kemi përcaktuar se koordinimi mes ndërhyrjeve vendimtare dhe një fushate të mirë-planifikuar të informacionit mund të provokojë arratisjen spontane të shumë komuniteteve. (Cituar në Allen, 1996: 57)”

Dik Marti nuk sjell ndonjë të re sa i takon personit të vet. Para dy vitesh, ai ishte prapavijë e fuqishme e Serbisë me votën e tij kundër pavarësisë së Kosovës. Sot, ai është pararojë e serbëve, një metastazë e zgjatur e kancerit serb në Këshillin e Europës. Qëllimi është që të jetë suport për Serbinë, në kuadrin e bisedimeve me shtetin e Kosovës. Por ka ndodhur diçka e pakthyeshme në Kosovë: ka (ri)lindur një plak i moçëm, populli më i vjetër i gadishullit Ilirik, kombi i shqiptarëve. Fuqizimi i kësaj popullsie tashmë është i pakthyeshëm, pavarësisht kënetave ku duan ta hedhin serbët apo bashkëpunëtorët e tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: