Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë

February 19, 2010

 Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë

Albert Hitoaliaj

Përmbajtje e shkurtër 

 Evoluimi i teknologjisë që po karakterizon epokën në të cilën jetojmë, i ka dhënë ngjyrimin kryesor, jo vetëm zhvillimit të shoqërisë, por edhe politikës që kryejnë shtetet e ndryshme, si në sferën e brendshme edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fusha të tilla si: ekonomia, siguria, komunikacioni, industria etj, e shohin veten të përfshirë në këtë epokë, e cila falë ndikimit të fuqishëm teknologjik që sjell është krahasuar nga studiues të ndryshëm, me të njëjtin ndikim si revolucioni  industrial. Nëse do të përpiqeshim të gjenim një emër, padyshim emri i parë që do të na vinte ndër mend është “epoka e informacionit”,  një emër që tashmë përdoret gjerësisht, për të përcaktuar kohën në të cilën jetojmë dhe prirjen kryesore të zhvillimit global. Duke mos u ndalur në asnjë aspekt tjetër pozitiv apo negativ që sjell elementi kryesor e përfaqësues i kësaj epoke – informacioni – më poshtë do të bëjmë një vëzhgim të shkurtër për të parë ndikimin e tij në atë  fushë të sigurisë, e cila informacionin e ka misionin kryesor, në fushën e shërbimeve inteligjente. Zhvillimi i tekonologjisë së informacionit ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e këtyre shërbimeve. Sfidat që sjell teknologjia e informacionit dhe jo vetëm, janë të shumta, ashtu si dhe ndihma që sjell kjo teknologji. Grumbullimi i informacionit, tashmë nuk bëhet më vetëm nëpërmjet metodave tradicionale ose njerëzore, por kryhet edhe me anë të teknologjisë. A mos vallë, po hyjmë në një kohë në të cilën grumbullimi dhe kontrolli i informacionit do të realizohet vetëm nëpërmjet teknologjisë? A na ndihmon apo na dëmton braktisja e metodave njerëzore të grumbullimit, kontrollit, klasifikimit e “shoshitjes” së informacionit? Një prej sfidave dhe zhvillimeve aktuale të shërbimeve inteligjente, falë ndikimit të teknologjisë në jetën tonë vë përballë dy metoda për t’u përzgjedhur: teknologji apo aftësi njerëzore?

Politika e shteteve më të fuqishme botërore, ka shekuj që është e drejtuar pa mëdyshje drejt teknologjisë së re, për t’a përdorur atë si mjet zhvillues të fuqisë kombëtare, qoftë social-ekonomike edhe ushtarake. Shembujt sesi shtetet orientohen në politikën e tyre drejt zhvillimeve të reja tekonlogjike, janë të shumta. Në fragmentin e mëposhtëm shprehet qartë synimi i fuqizimit kombëtar nëpërmjet ndikimit pozitiv të teknologjisë.

 “Aspiratat për rikthimin e kombit francez në statusin e “Fuqisë së Madhe”, nëpërmjet gjithë mjeteve në dispozicion, nuk ilustrohen askund tjetër më mirë sesa në mendimet e Raymond Marcellin, ish- ministri i Brendshëm i De Golit, i cili, në një libër të botuar në vitin 1985, shkruan:

Sot fuqia e kombeve qëndron në aftësinë për të zotëruar teknologji të lartë dhe për t’a përdorur atë për rritjen e forcës së tyre ushtarake dhe ekonomike. Vetëm disa vende të zgjedhura kanë trurin, inxhinierët, ekspertët dhe kompanitë për të vënë shkencën dhe teknologjinë në shërbim të pushtetit politik. Franca është një prej këtyre vendeve, ashtu si ajo, e provoi këtë gjë me suksesin e Concorde-it, Airbus-it, raketave Ariane, nëndetëses bërthamore dhe krijimin e stacioneve të energjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike.

[...] Në qoftë se Franca dëshiron të kthehet në fund të shekullit të njëzet si “kombi i madh” që ishte dikur, ajo duhet të kryejë me vendosmëri të gjitha përpjekjet e saj të brendshme drejt rritjes sistematike të të gjitha burimeve moderne të pushtetit, në mënyrë që të zmbrapsë kufijtë të cilët e kanë kufizuar atë në statusin e rangut të dytë, që pas Luftës së Dytë Botërore. (Raymond Marcellin. La guerre Politique (Paris: Plon, 1985), f. 242)

Në të vërtetë, nivelet e shpenzimeve për shërbimin e fshehtë do të kishin prirjen që të përforconin këtë aspiratë të rivendosjes së madhështisë. Ishte raportuar në Le Monde më 23 tetor 1991, në lidhje me shpenzimet e përgjithshme të Mbrojtjes (ngritur vetëm me 0,5%) se buxheti i DGSE-së (Direktorati i Përgjithshëm për Sigurinë e Jashtme) për vitin 1992, do të rritej me 9.7% mbi atë ç’ka figuronte për vitin 1991, në një total prej thuajse një miliard franga ( 989.8 milion). Përveç kësaj, Kryeministri kishte fonde të fshehta të paparashikuara të cilat, me miratimin e tij ose atë të Presidentit, mund të përdoreshin për të financuar veprimtarinë e DGSE-së; këto fonde që u rritën me 4% për vitin 1992 ishin rreth 448.2 million franga. Shteti francez dukej i paduruar për të kryer shpenzime për modernizimin e aftësisë teknologjike të inteligjencës së grumbullimit të informacionit. Shpenzimi për pajisje në vitin 1992 u ngrit në një masë prej 12,3%  më shumë së viti i kaluar, ku më shumë se gjysma i kushtohej zëvendësimit të kompjuterve dhe kërkimit, dhe më shumë akoma për përmirësimin e infrastrukturës në qendrat e inteligjencës që shërbenin për mbledhjen e informacionit. Në të njëjtën frymë, Marina franceze ishte autorizuar për të shpenzuar rreth 80 milion franga për hulumtimin dhe përfundimisht blerjen e një anije të pajisur me të gjithë teknologjinë e fundit elektronike për mbledhjen e informacionit prej inteligjencës”. [1]

 Ky nuk është citimi i një botimi aktual, por i një të tilli që është botuar thuajse dy dekada më  parë, në fillimet e kristalizimit  të “erës së informacionit”. Megjithatë, aty shihen qartë objektivat dhe roli që  duhet të ketë ndikimi i teknologjisë në fuqizimin e Francës. Për të arritur këtë të fundit, rritja e përqindjes së shpenzimeve për modernizimin e teknologjisë së thithjes së informacionit, në dispozicion të shërbimeve sekrete, duket se është vlerësuar si një instrument i rëndësishëm. Në fakt, kështu është. Shërbimet inteligjente janë një instrument i fuqishëm që garanton jo vetëm sigurinë e vendit, por që mund të sjellë edhe përfitime të ndryshme, të cilat të gërshetuara me diplomacinë, ekonominë, shkencën etj, mund të transformohen në një forcë shtytëse për forcimin e brendshëm dhe të jashtëm të një shteti. Dhe kur flitet për shërbimin e fshehtë, hapësirës së përdormit të tij, nuk mund t’i vihet një cak. Ai (shërbimi) mund të ketë interesa që te shkenca, ekonomia, ushtria, teknologjia, rendi e deri te të dhënat arkivore historike apo diplomatike edhe të shekujve të shkuar. E thënë ndryshe, informacioni është fuqi.

Mbledhja e informacionit nëpërmjet ndihmës së teknologjisë ka lehtësuar dhe vështirësuar  procesin njëkohësisht. Përmirësimi i tekonlogjisë i ka bërë masat mbrojtëse më efikase, por megjithatë faktori human mbetet përsëri një element i pazëvendësueshëm, edhe pse ky i fundit, nevojën për përdorimin e teknologjisë e ndien përherë e më tepër. Ndërkaq, zhvillimi i teknologjisë, nuk ka përmirësuar vetëm masat mbrojtëse, por ka zhvilluar e përsosur edhe kërcënimet ndaj informacionit.

 “Pajisjet dhe personeli i sigurisë. Përgjegjësia më e dukshme e CI (Central Intelligence) është mbrojtja e sekretit dhe agjencitë e bëjnë këtë duke u fokusuar te pajisjet dhe te personeli i sigurisë. Siguria fizike e sekreteve përfshin masat e marra me qëllim lejimin e individëve që kanë “nevojë për të ditur” për të pasur akses në sekrete, duke  ndaluar ndërkaq  afrimin e gjithë të tjerëve. Kjo kategori përfshin masa mekanike  për  përdorimin e sigurt, fjalëkalime, shenjat/kartat e identifikimit, rojet e sigurisë dhe alarmet, por një pjesë e madhe e kësaj teknologjie ndaluese është në dispozicion si të konsumatorëve vendas ashtu edhe atyre të huaj, duke e dobësuar kësisoj efektshmërinë e saj. Për shembull, ish-sekretar i energjisë Bill Richardson dëshmoi në vitin 1999 se Qeveria e SHBA-së i dha teknologji moderne të sigurisë, shërbimeve të fshehta kundërshtare, të tilla si ato të Rusisë, për  të lehtësuar ruajtjen e materialeve bërthamore ruse.¹¹ Sulmet terroriste të 9/11 e detyruan qeverinë federale për të shtrënguar procedurat e saja të sigurisë fizike, por kompjuterat modernë dhe përhapja e teknologjive në sektorin privat që i kundërvihen këtyre procedurave janë duke e bërë sigurinë fizike një sfidë të vazhdueshme.” [2]

 Natyrisht që edhe pse në citimin e mësipërm vihet re sesa e domosdoshme është teknologjia për shërbimet sekrete, përsëri roli i personelit të sigurisë nuk mbetet më pas përsa i përket rëndësisë. Krahas përgatitje së lartë që duhet të ketë personeli i specializuar për përdorimin e një teknologje të avancuar, kërkohet edhe një kontroll i kujdesshëm dhe një organizim i saktë i strukturave njerëzore të shërbimeve sekrete, me qëllim që siguria e informacionit të jetë në lartësinë e duhur. Një teknologji e sofistikuar mund të grumbullojë e të ruajë informacionin, por nëse për shembull, personeli ka qëllim që të shpërdorojë këtë informacion, atëherë teknologjia bëhet e pafuqishme, sepse ajo nuk mund të kryejë hetime. Këto të fundit, agjencitë i kanë procedurë normale të “mirëmbajtjes” së personelit.

 “Personeli i sigurisë mbështetet në supozimin se, vetëm ata individë të cilët duhet të kenë të drejtë hyrje në informatat  sekrete në të vërtetë kanë të drejtë të hyjnë në të, dhe se ata zotërojnë besnikërinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të mbajtur sekret informacionin sekret. Për të siguruar respektimin e këtyre parimeve, agjencitë angazhohen në aktivitete të panumërta, të tilla si hetime e rihetime të së shkuarës; testime  poligrafike; zbulimin e çështjeve që kanë lidhje me jetesën e të punësuarve, si: alkooli e abuzimi me substanca të tjera apo dhe mënyra e çrregullt e shpenzimit të parave;  parimi “nevoja për të ditur”, i cili ka është përmendur tashmë këtu dhe që diskutohet, në kapitullin 6.

Të gjithë punonjësit e shërbimeve të fshehta të rëndësishme, duhet t’u nënshtrohen hetimeve rigoroze të së shkuarës për të shqyrtuar vërtetësinë e informacionit personal dhe profesional të ofruar nga aplikuesi, si dhe për të identifikuar  zonat me problematikën afatgjatë. Disa agjenci të inteligjencës, si CIA, kërkojnë gjithashtu kryerjen e kontrollit mjekësor para punësimit. Një ekzaminim poligrafik zakonisht shoqëron hetimin e të shkuarës dhe përqëndrohet në mënyrën e jetës dhe në çështjet e sigurisë.¹² Pasi punësohet, një të rekrut i ri qëndron në një gjendje prove, zakonisht për një periudhë tre vjeçare. Gjatë kësaj kohe, DCI (Director of Central Intelligence) ka autoritetin ligjor për të ndërprerë punësimin e një zyrtari për çfarëdo arsye (dhe ndonjëherë edhe pa arsye). Në fund të periudhës së provës, punonjësi i nënshtrohet një rihetimi dhe një tjetër testimi poligrafik, këtë herë duke u fokusuar thuajse ekskluzivisht në çështjet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Në këtë fazë, agjencitë janë të interesuara në se punonjësi ka respektuar kërkesat e sigurisë së agjencisë, duke përfshirë edhe elementin nëse punonjësi është i papërzier me shoqata të paautorizuara (për shembull me nënpunësit e zbulimit të huaj) të cilat mund të kompromentojnë qëndrimin e tij si një nënpunës i zbulimit dhe informacionin te i cili ai ka të drejtë përdorimi. Pas kapërcimit të kësaj pengese, oficeri është subjekt i një hetimi periodik e të rregullt dhe testimeve poligrafike, që zakonisht kryhen njëherë në pesë vjet.

Oficerët e inteligjencës kanë gjithashtu përgjegjësi edhe për materialet e klasifikuara, të cilat i përdorin në punën e tyre. Shumica e pajisjeve të agjencive të zbulimit janë skicuar si “pajisje të sigurisë e të fshehtësisë” (SCIF), në të cilat informacioni shumë i klasifikuar dhe informacioni i fshehtë, mund të ruhet e të shikohet  prej personelit të shërbimit të fshehtë. Edhe pse nën sisteme mbyllëse me kombinim, mbyllje të sigurta, alarme dhe pajisje të tjera për mbrojtjen e këtyre objekteve, të punësuarit  të luajnë një rol të madh në garantimin e sigurisë së tyre.¹³ Në të vërtetë, në shumicën e agjencive, punonjësi i cili largohet i fundit gjatë ditës së punës, duhet të sigurohet që të gjitha materialet  janë të ruajtura në mënyrë të sigurt dhe në zonat e përshtatshme të ruajtjes.” [3]

 Ndërkohë, teknologjia e ka shndërruar grumbullimin e informacionit prej shërbimeve inteligjente, në një proces i cili ka prurje të jashtëzakonshme, të pamenduara kurrë më parë që do të ishin në shifra të tilla. Sot informacioni vjen nga të gjitha drejtimet, nga burime të hapura ose jo. Që nga satelitët e deri në zonat më të humbura të planetit, gjëllon një mori informacioni. Natyrisht që shërbimet inteligjente sot mbledhin një sasi të madhe informacioni. A ka ky fenomen edhe problematikën e vet?

 “Në disa raste, qeveritë paguajnë për informacionin në vend që t’a marrin atë nëpërmjet meritave të pozicioneve qendrore. Përveçse është ulur kostoja e prodhimit të të njëjtit informacion, përdorimi i gjerë i teknologjisë së informacionit  ka rritur potencialin e grumbullimit të informacionit dhe si pasojë është ngritur edhe pagesa në përgjithësi. Ndarja veç e informacionit të vlefshëm mund të jetë e kushtueshme po aq sa vetë grumbullimi i informacionit: “Kostoja e vetme është procesi i shoshitjes për të ndarë arin nga llumi” (Hood, 1983:93), por një proces i tillë mund të kërkojë shpenzime të rëndësishme, kur është teknikisht e mundur që të mblidhet kaq shumë informacion.

[...] Kartat e identitetit, regjistrimi i automjeteve dhe grumbullimi i taksave, hyjnë të gjitha në kategorinë e mjeteve zbuluese. Zhvillimi teknologjik më i rëndësishëm, që me shumë gjasa shtoi sasinë e informacionit të kërkuar nga qeveritë, ishte ai i teknologjisë së kartave elektronike. ” [4]

 Në njëfarë mënyre, zhvillimi i tekonologjisë ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme edhe procesin e grumbullimit të informacionit. Ky proces ka lehtësuar së tepërmi grumbullimin e informacionit dhe ka nxjerrë në pah mundësi të reja të ushtrimit të kontrollit mbi informacionin.

 [...] Pajisjet që regjistrojnë  informacion në mënyrë automatike, erdhën duke u shtuar. Për shembull, automatizimi i kontrolleve të imigracionit krijoi mundësinë e mbledhjes automatike të informatave të shumta. Kartat smart, nëse përdoren, do t’u mundësojnë qeverive regjistrimin automatik të të gjithë qytetarëve të atij shteti,  në të njëjtën mënyrë që regjistrohen veprimet e klientëve të bankave. [5]

 Të dhëna të shumta, që mblidhen në heshtje nëpërmjet teknologjisë – e thënë me pak fjalë kjo është prirja që ka grumbullimi i informacionit që bazohet vetëm te te teknologjia. A ka ndikim shoqëror ky proces? Po nëse e krahasojmë atë me metodën tradicionale njerzore? Mbledhja e informacionit nëpërmjet teknologjisë mund të jetë shumë efikase, por teknologjia nuk mund të prezantojë qeverinë apo të ndikojë te psikologjia e shoqërisë dhe për të shkaktuar efekte parandaluese.

 “Por Hood sugjeron, se, për zbulimin qeveritar të të dhënave ka pak kuptim nëse bëhet dallimi mes kërkesave të veçanta apo atyre të të përgjithshme. Në vend të kësaj, ai thekson dallimin ndërmjet mënyrës “aktive” dhe asaj “pasive” të grumbullimit të informacionit nga qeveria, ku diferenca midis dy mënyrave qëndron në shkallën e iniciativës ose lëvizjes që qeverisë i duhet për të marrë informacionin në fjalë:  “Kështu, kur qeveria na vëren nga një kullë vëzhgimi fikse, ajo është pasive. Kur troket në dyert tona ose kur ndalon makinën tonë në rrugë për të zhvilluar hetimet e saja, qeveria është aktive”. (Hood, 1983:89).

Detektorët e dhënë në shembujt më lart janë shumë aktivë. Dedektimi pasiv nuk është diçka që tradicionalisht qeveritë e kanë bërë shumë mirë, veçanërisht në Britani, ku linjat e ngushta vertikale të pushtetit parandalojnë agjencitë qeveritare që të shpërndajnë informacion ose të kryejnë profile të qytetarëve. Megjithatë, një hetim i marrëdhënies mes mjeteve të dedektimit dhe atyre që ndikojnë, tregon se, teknologjia sjell një ndryshim te aftësia pasive grumbulluese e qeverisë, si produkt i përdorimit të teknologjisë së informacionit prej qeverisë si mjet “ndikues”. Organizatat në të dyja qeveritë tani mbledhin në mënyrë rutinore dhe ruajnë, baza të mëdha të dhënash me informata për qytetarët, si pjesë  edetyrave të tyre kryesore administrative, duke qenë se sistemet kompjuterike kanë zëvendësuar veprimet e kryera me dorë.

Në vitin 1986, raporti i një zyre të vlerësimit të Teknologjisë në SHBA, arriti në përfundimin se, “përdorimi i gjerë e të dhënave të kompjuterizuara, gjetjet dhe kërkimet elektronike të regjistruara dhe rrjetet kompjuterike ishin duke çuar me shpejtësi drejt krijimit të një baze të dhënash kombëtare de facto, që përmbante të dhënat personale për pjesën më të madhe të amerikanëve” (OTA, 1988b: 15).” [6]

 Por siç shihet në pjesën e mësipërme, bazat e të dhënave tashmë ekzisojnë dhe zhvillimi teknologjik, e kryen ndikimin e tij me ose pa dëshirën e individëve. Zhvillimi i tij sjell sfida të reja, të cilat duke qenë se, vijnë si pasojë e transformimit të mënyrës së jetesës në tërësi, nuk mund të anashkalohen apo të lihen pezull. E tillë është edhe sfida e menaxhimit të teknologjisë së informacionit. Në të shkuarën nuk ka munguar mbledhja e sasive të mëdha të informacionit edhe pse teknologjia e sotme nuk ekzistonte. Nevoja për informacion është e kahershme, e gjithëkohshme dhe teknologjia nuk ka bërë asnjë “dhuratë” surprizë, pasi qeveritë janë të prirura drejt grumbullimit të informacionit. Teknologjia ka sjellë rregulla të reja loje.

 “Të dyja qeveritë qendrore amerikane dhe britanike pra, posedojnë baza të dhënash kombëtare de facto. Këto baza të dhënash shtojnë mundësinë e dedektimit “pasiv” dhe zvogëlojnë nevojën për dedektim “aktiv”. Kapaciteti i qeverisë për të mbledhur informacion është një funksion i marrëdhënieve shoqërore më shumë se sa teknologji dhe nuk është rritur detyrimisht përmes përparimit të teknologjisë; qeveritë totalitare të  së shkuarës, për shembull, kanë kryer operacione të sofistikuara vëzhgimi pa teknologjinë e informacionit. Policia e Gjermanisë Lindore, për shembull, kishte të punësuar 500.000 informatorë të fshehtë, 10.000 prej të cilëve dëgjonin dhe transkriptonin telefonatat e qytetarëve (Wright, 1998:10).

Por, sigurisht është rasti që informacioni i mbledhur në bazat e të dhënave kombëtare de facto të qeverisë, të vihet në dispozicion për përpunim të mëtejshëm dhe të mund të skanohet shumë më lehtë, duke përdorur teknologji kompjuterike.” [7]

Nëse shikojmë sesa prurje të mëdha informacioni sjellin sistemet e reja teknologjike, normalisht që nuk mund të mendojmë vetëm për anët e mira. A ka dobësi një sistem i cili grumbullimin, sistemimin, ruajtjen etj, të informacionit e ka të përqëndruar te teknologjia?

 “Sistemet e informacionit, tashmë janë mjetet kryesore të qeverive. [...] Rëndësia e teknologjisë së informacionit te mjetet e qeverisë e bën vendimtare fuqinë e kësaj teknologjie ndaj politikës. Por a janë “sistemet e reja nervore” të qeverisë më shumë apo më pak vendimtare ndaj politikës sesa metodat tradicionale administrative? Në nivelin më themelor, në qoftë se shumica e sistemeve kompjuterike të përmendura më lart pushojnë së funksionuari, atëherë mjetet e politikës qeverisëse nuk mund të vihen në punë.” [8]

 Grumbullimi i informacionit nëpërmjet teknologjisë, sot është një praktikë e pashmangshme, edhe pse kontrolli njerëzor mbi teknologjinë do të ketë gjithmonë epërsi. Por, rreziku kryesor duket se qëndron diku tjetër. Të mirat që po sjell teknologjia në këtë drejtim, duket se kanë krijuar një varësi të madhe, që duke parë rëndësinë që ka kjo (teknologjia), në një rast dështimi të mundshëm të sistemit, duhet pranuar se humbjet mund të jenë të rënda.

Qëmtime 

[1] Cornick Martyn, Morris Peter; “The French secret services, Volume 6”; Transaction Publishers 1993; faqe xiii

[2] Turner A. Michael, “Why secret intelligence fails”, Brassey’s, 2005, faqe 28

[3] po aty, faqe 29

[4] Margetts Helen; “Information technology in government: Britain and America, Volume 2”; Routledge 1999, faqe 23  

[5] po aty, faqe 23

[6] po aty, faqe 24

[7] po aty, faqe 24

[8] po aty, faqe 25 

About these ads

4 Responses to “Shërbimet inteligjente dhe sfidat e teknologjisë”

  1. Tiffani said

    What’s up, after reading this remarkable post i am also happy to share my familiarity here with friends.

    Tiffani

  2. iphone said

    Users can still go to the App Store, where it is used to gain access to personal data.
    It’s similar to the native copy and paste function built into the iphone, either.

  3. The software for the camera is almost professional
    quality. There are so many new mobile phones the blackberry
    S so that you can share your photos faster.

    That doesn’t mean they’ve forgotten the middle tier, though,
    the tablet makes use of its own apps. blackberry Sblackberry S 2The
    blackberry S had an impressive 5 megapixel camera is ideal for video chatting over Google Talk.
    This is clearly one of the top segment of smart phones.

  4. The classic romantic melodrama of Casablanca was released in
    2009 and is similar to Thumbelina by Hans Christian Anderson, but has issues in socializing.

    There’s a whole lot more. Adrien Brody and Sarah Polley behave foolishly and occasionally cruelly, but always harbor the want to damage their husband is by causing them financial ruin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: